E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një 17-vjeçar arrestohet për prodhim dhe shitje droge

Arrestimi i shtetasit Xh. J. u krye pasi gjatë kontrollit personal në rrugën “Komuna e Parisit”, në kryeqytet,  iu gjetën 20 qese me bimë të llojit “Cannabis Sattiva”.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën edhe 42 qese të tjera me bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 150 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›