E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KQZ:Brenda 3 ditëverezultati final

PRISHTINË- Vetëm dy ankesa për rivotimin në Mitrovicë janë miratuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nga 13 sa ishin. KQZ tha se është në proces verifikimi dhe numërimi të votave me kusht dhe se brenda tri-katër ditësh do publikohen rezultatet.

Ndonëse ka pasur afat deri në orën 19, Paneli zgjedhor për Ankesa për Ankesa dhe Parashtresa paradite mori vendimin në lidhje me ankesat e paraqitura për rivotimin në Mitrovicë të dielën.

Dy ankesat e aprovuara janë të rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, ku njëra është për bërjen fushatë përmes SMS-ve gjatë heshtjes zgjedhore nga LDK-ja dhe tjetra për vendosje të posterëve në afërsi të qendrave të votimit nga PDK dhe LDK, njofton RTK.

Në të dyja rastet është shqiptuar dënim me gjobë. Ndërsa katër ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje janë refuzuar. Kryetari i PZAP-it, Shukri Sylejmani, thotë se tani palët e pakënaqura mund të ankohen te Gjykata Supreme deri të premten në ora 19, e cila pastaj deri të hënën në mbrëmje duhet të sjell vendimin.

Edhe KQZ-ja po shpreson që deri në këtë kohë të del me rezultatet finale. Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peqani tha se ka nisë procesi i verifikimit të votave me kusht.

Kryeshefi Peqani, sqaron se pas kësaj kohe do të pritet edhe afati për ankesa ndaj rezultateve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve dhe me përfundimin e kësaj procedure do të bëhet edhe certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›