Siria si kërcënim

Në seancën e shqyrtimit në muajin mars, Robert S. Ford, ambasadori amerikan i emëruar në Siri, përfshiu në listë 5 çështje që kanë për të qenë bërthama e administratës së Barack Obamës, lidhur me angazhimin për Damaskun. Katër prej këtyre çështjeve ishin të njohura: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Siria të parandalojë luftëtarët e xhihadit që të futen në Irak, të marrë fund përkrahja për Hezbollahun, t’i rikthehet bisedave për paqe me Izraelin dhe të respektojë të drejtat e njeriut në vend.
Por, çështja e pestë është e re: Ford argumentoi që Washingtoni duhet të këmbëngulë që Siria të përfundojë zvarritjen e hulumtimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA). Për rreth 2 vjet, Siria ka refuzuar të bashkëpunojë për hulumtimin e një reaktori bërthamor që është shkatërruar nga Izraeli në shtator të vitit 2007.
Tashmë IAEA mund të kërkojë një “inspektim special” të rrallë të pozitës siriane, duke krijuar kështu sfidë për Damaskun - duke eklipsuar madje edhe hulumtimin e zyrtarëve sirianë dhe përfshirjen në vrasjen politike të ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri. Në të vërtetë, komuniteti ndërkombëtar nuk mund të lejojë rritjen e përpjekjeve të Sirisë pa një adresë të caktuar, duke qenë se dhuna kërcënon regjimin global dhe mund të jetë dëshmi e një programi të gjerë bërthamor.
Madje, hulumtimi i IAEA mund t’i japë Washingtonit më shumë ndihmë në angazhimet diplomatike në rritje e sipër lidhur me Damaskun. Historia e programit bërthamor të Sirisë është krijuar prej më shumë se dy vjet e gjysmë. Në 6 shtator të vitit 2007, Izraeli mori pjesë në Operacionin Orchard, duke bombarduar një ndërtesë në Siri të quajtur Al-Kibar, pranë qytetit të Deir ez-Zor. Në muajin prill 2008, autoritetet amerikane nxorën një video ku shfaqej ndërtesa që kishte pasur një reaktor bërthamor në Korenë e Veriut, që prodhonte plutonium për armët bërthamore në vend. Video përmbante fotografi satelitore të vendndodhjes madje edhe gjatë procesit të ndërtimit dhe një fotografi të drejtorëve të programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe Sirisë, duke ndenjur krah për krah.
Në qershor të vitit 2008 Siria lejoi IAEA të hynte në vendqëndrimin e Al Kibar, por inspektorët nuk ishin në gjendje të ekzaminonin rrënojat e reaktorit, sepse Siria e kishte fshirë vendin ku ndodheshin mbeturinat, kishte djegur ç’kishte mbetur dhe kishte ndërtuar një ndërtesë të re. Sidoqoftë, ata gjetën copëza kimike, sidomos uranium, të një lloji që Siria nuk ia kishte deklaruar IAEA-së. Fotot satelitore të vendndodhjes dhe lista e pjesëve që Siria kishte siguruar për ndërtimin e tij, shkaktoi më shumë probleme. Shumë shpejt, Siria shkëputi lidhjet me IAEA, duke mos pranuar vizita të mëtejshme në Al Kibar dhe në 3 vendndodhje të tjera. Veçmas, inspektorët e IAEA gjetën copëza uraniumi gjatë një inspektimi rutinë të burimit të reaktorit në Siri dhe një reaktor jashtë Damaskut që ka qenë deklaruar për IAEA-në.
Autoritetet siriane dy herë u përpoqën të shpjegonin praninë e këtyre copëzave, por inspektorët e IAEA menduan se shpjegimet e tyre ishin të pamjaftueshme, duke besuar kësisoj, se kishin sjellë probleme për hallkat e mundshme të copëzave të gjetura në Al Kibar. Edhe pse Siria i lejoi inspektorët e IAEA-së të ktheheshin tek reaktori brenda këtij muaji, vazhduan të kundërshtonin kërkesat e IAEA-së për të vizituar Al-Kibarin, duke bërë thirrje për “sovranitet” kombëtar (Një raport i shkruar nga Gregory L. Schulte, që ka qenë ambasadori amerikan i IAEA-së nga 2005-2009, bëri të mundur hulumtimin e IEAE-së, sfidën e Sirisë dhe rekomandimet e linjës së veprimit. Schulte gjithashtu kontribuoi për këtë artikull). Raporti më i fundit i IAEA-së, lidhur me studimin për Sirinë, ishte i pari që doli nga drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Yukiya Amano, i cili nis punën zyrtarisht pas një muaji. Ishte e qartë që lehtësia në asgjësim tregonte që kishte të gjitha karakteristikat e një reaktori bërthamor dhe në mënyrë të natyrshme u ngrit pyetja, nëse deklaratat e Sirisë ishin të drejta dhe të plota. Qeveria siriane mohon faktin që në Al Kibar strehohet një reaktor bërthamor.
Në fillim, pretendohej që copëzat e uraniumit kanë ardhur nga bombat që ka përdorur Izraeli për t’i asgjësuar, një shpjegim ky që IAEA nuk e pranoi. Më pas, në një takim të fundit të bordit të IAEA-së, ambasadori sirian Bassam Sabbagh pohoi se aeroplanët e Izraelit spërkatën copëzat mbi vendndodhjen, jashtë Damaskut. Glyn Davies, ambasadori amerikan aktual i IAEA-së, e përshkroi deklaratën më të fundit të Sirisë si “të dëshpëruese”. Ambasadorët e tjerë kanë shprehur përçmim ndaj kësaj: në një formulim prej 3 faqesh letër, përfaqësuesi i Bashkimit Europian – dhuruesi më i madh perëndimor i Sirisë – tha që ishte “thelbësore” që Siria të sqaronte përgjigjen e saj dhe të siguronte “mundësi për të gjitha vendet dhe dokumentacionin përkatës”.
Ka shumë arsye pse programi bërthamor duhet të mbetet në krye të agjendës politike amerikane në Siri. Së dyti, copëzat e gjetura në reaktor plus refuzimi i Sirisë për të lejuar hyrjen e IAEA-së në 3 vendndodhje të tjera të dyshuara, sugjerojnë ekzistencën e një programi më të gjerë. Veçanërisht shqetësimi është përfshirja e dukshme e Koresë së Veriut, një shkelës nuklear famëkeq, si edhe armët. Raportet e përfshirjes së Iranit janë po kaq shqetësuese. IAEA ka një detyrim për të siguruar që nuk ka aktivitete të padeklaruara në Siri dhe se bota ka interes në dhënien fund të sipërmarrjeve multinacionale, nëse ata rendin drejt raketave apo teknologjisë së armëve nukleare. Së treti, edhe pse arsyet e sakta prapa aktiviteteve nukleare të Sirisë janë të panjohura, nxitja parësore ka mundësi vëzhgimi për regjimin e Assadit dhe synimet kundër Izraelit. (Foreign Affairs)