E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Kuci turvizitash në GreqiTurqi dhe Slloveni

PRISHTINË- Zëvendëskryeministri dhe ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë javës së ardhshme do të vizitojë Greqinë, Turqinë dhe Slloveninë.

Nga data 11 deri më 13 prill, Kuçi do të marrë pjesë në Konferencën e Bankës Botërore dhe të Organizatës të së Drejtës Publike Evropiane në Athinë për rolin e "Sistemeve të Drejtësisë në vendet e Evropës dhe të Azisë Qendrore”, ku do të jetë në mesin e folësve kryesor të kësaj konference.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë bëri të ditur edhe se më 14 prill në Ankara, Kuçi do të laurohet me titullin e nderit "Doctor Honoris Causa", nga Universiteti i Bozokut në Yozgat.

Ndërsa, më 15 dhe 16 prill, ministri Kuçi do të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perendimor, që mbahet në Bërdo, në Slloveni.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›