E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, miratohet rezoluta

Me 83 vota për, 13 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

Me anë të kësaj rezolute Kuvendi zotohet se do të kryejë të gjitha detyrimet qe kërkohen nga procesi i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Gjatë seancës kryeministri Hashim Thaçi tha se Qeveria që ai drejton do të jetë në dispozicion të kësaj rezolute dhe do të respektojë të gjitha kërkesat qe dalin nga ajo.
 

Ndërkohë gjatë seancës së sotme drejtuesit e Vetëvendosjes paraqitën një kundër resolute, e cila nuk u përfshi fare në votim. Gjatë prezantimit të rezolutës shefi i grupit parlamentare, Visar Ymeri akuzoi kryeministrin se me anë të këtyre dokumenteve po tenton që të bëjë lëshime në dialog me Serbinë dhe të shesë pjesë të Kosovës.
 

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit u thirr dje nga Grupit Parlamentar i PDK-së gjatë takimit të kryesisë, ku u prezantua edhe rezoluta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›