E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Kuvendi në fillim të qershorit vendos Himnin Kombëtar



Kuvendi i Kosovës do të diskutojë javën e parë të qershorit himnin e Republikës së Kosovës. Sipas anëtarëve të komisionit përzgjedhës, janë tre propozime për himnin shtetëror të Republikës së Kosovës ku dy janë pa tekst dhe një propozim tjetër është me tekst. Po nga të njëjtat burime mësohet se këto propozime priten të dalin në Kuvend në javën e parë të qershorit me qëllim që të vendoset para 15 qershorit, dita kur do të hyjë në fuqi Kushtetuta e shtetit më të ri të botës. Në këtë ditë Kosova duhet t’i ketë të kompletuara të gjitha simbolet shtetërore. Kështu pas flamurit, Kushtetutës dhe miratimit të festave zyrtare, Kosova pritet të ketë edhe himnin e saj, duke u kompletuar me së miri si shtet. Konkursi për himnin e Republikës së Kosovës u shpall në muajin mars nga kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi. Sipas Krasniqit himni i Kosovës nuk duhet të jetë i ngjashëm me ndonjë himn të një shteti tjetër dhe që teksti të përfillë kriteret e përcaktuara nga pakoja “Ahtisari”.

28 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›