Studimi, rrethi shoqëror, një nga faktorët për lënien e duhanit
Sipas një studimi të ri, njerëzit që lënë duhanin, shpesh heqin dorë nga ky ves si rezultat i të qenurit në një grup të madh me njerëz të panjohur. Ekspertët thonë se i ashtuquajturi efekti “në grup” ka ndikim edhe në fushatën shëndetin publik që synon të shtyjë duhanpirësit që të heqin dorë nga ky ves. Studiuesit në Universitetin e Harvardit në Masaçusets ekzaminuan vesin e duhanpirjes dhe periudhën gjatë së cilës një grup shoqëror prej 12 mijë njerëzish e lënë duhanin gjatë një periudhe 30 vjeçare. Pjesëmarrësit ishin pjesë e një projekti të madh në zbatim të njohur si studimi i zemrës Framingham. Autori kryesor i studimit, Nikolas Kristakis thotë se kërkuesit zbuluan se kur një ose më shumë njerëz që e njihnin njëri tjetrin lënë duhanin në të njëjtën kohë, kjo kishte efektin të përfshinte edhe njerëz të tjerë të panjohur. Grupi që e pinte duhanin hoqi dorë i gjithi menjëherë. Njerëzit lanë duhanin në grupe. Dhe këto grupe përbëhen jo vetëm nga njerëz që njihen direkt, por gjithashtu më gjerësisht brenda një rrethi më të madh. Kështu që vendimi i bashkëshortit të shoqes, apo i kolegut të punës për të lënë duhanin lidhen gjerësisht me vendimin e një personi për të lënë duhanin. Kërkuesit e kanë quajtur këtë efekti në grup. Kristiakos beson se ky efekt ka të bëjë me ndryshimin në normat sociale, si për shembull njohja gjerësisht gjatë 30 viteve të fundit se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin. Studiuesit gjithashtu arritën në përfundimin se ndërkohë që sa më shumë amerikanë lënë duhanin pjesa prej 44 milion duhanpirësish që kanë mbetur në këtë vend ndjehen gjithnjë e më shumë të mënjanuar. Stiven Shroder është profesor mjekësie në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Ai thotë se studimi është një lajm i mirë, sepse tregon se më shumë njerëz po i nënshtrohen presionit për të lënë duhanin. Por, thotë ai, duhanxhinjtë nuk duhen dënuar, sepse nuk e kanë të lehtë që të braktisin vesin. Sipas tij, nuk duhet ushtruar presion ndaj tyre, sepse kjo i rëndon ata.
28 Maj 2008