E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barka bashkëpunim me Greqinë për sigurinë në punë



Vendi ynë do të nënshkruaj së shpejti një marrëveshje bashkëpunimi me Greqinë për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë si dhe për luftën kundër informalitetit në tregun e punës. Pikërisht për këtë çështje, ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, zhvilloi një vizitë zyrtare treditore në Qipro, me ftesë të Ministres së Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Sotira Haralambous. Gjatë takimit me homologen e tij, ministri Barka tha se marrëdhëniet midis dy qeverive, vendeve dhe popujve, janë marrëdhënie të miqësisë e bashkëpunimit, ndërkohë që shprehu dëshirën që bashkëpunimi midis Ministrive të Punës së të dy vendeve, të zhvillohen e konsolidohen në kontekstin e këtyre marrëdhënieve. Në lidhje me fushat e bashkëpunimit ndërmjet ministrive dhe institucioneve respektive, ministri shqiptar i Punës, ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit në fushat e inspektimit, mbrojtjes se shëndetit dhe sigurisë në punë dhe luftës kundër informalitetit në tregun e punës, për të cilën është përgatitur marrëveshja për bashkëpunim midis inspektorateve përkatëse, e cila pritet të nënshkruhet gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Qipros, në Tiranë. Gjithashtu, ministrat diskutuan edhe rreth mundësisë së bashkëpunimit në fusha të tilla si, modernizmi i politikave dhe shërbimeve të punësimit dhe formimit profesional, legjislacionit, organizimit dhe administrimit të sistemit të sigurimeve shoqërore, modernizimit të politikave dhe shërbimeve sociale, zhvillimi i legjislacionit migrator, si edhe përvojës së Qipros në arritjen e standardeve të BE në fushën e menaxhimit të migracionit.

28 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›