Kosove, Kuvendikonstituohetmë 24 shkurt
PRISHTINE- Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi pas një takimi me përfaqësuesit e subjekteve parlamentare ka caktuar seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës më 24 shkurt.
Krasniqi tha se rrethanat politike në Kosovë kanë pamundësuar që institucionet e vendit të krijohen para 17 shkurtit, siç kishte theksuar kryeministrit në largim Hashim Thaçi. Megjithatë, ushtruesi i detyrës së presidentit ka thënë se institucionet do të konstituohen brenda afatit kushtetues, brenda muajit shkurt. Duke komentuar pohimet për postin e presidenti, Krasniqi tha se do të respektojë vendimin e partisë së tij rreth kësaj çështje.
Partia Demokratike e Kosovës thotë se do t’i dërgojë ftesë për të lidhur koalicion vetëm njërës parti shqiptare në Kuvend - Aleancës Kosova e Re. Qëndrimi vjen një ditë pasi që AAK-ja tha se pa LDK-në nuk do të hyjë në bashkëqeverisje. Në anën tjetër, AKR-ja thotë se kërkesës së saj për postin e presidentit, PDK-ja nuk i ka dhënë ende përgjigje të qartë.
Partia Demokratike e Kosovës konfirmon ofertën e saj për koalicion qeverisës me Aleancën Kosova e Re të Behxhet Pacollit.
Strukturat udhëheqëse të PDK-së dhe kandidati i saj për kryeministër, Hashim Thaçi, pritet të nisin negociatat me AKR-në, e cila në zgjedhjet e fundit konkurroi si Koalicioni për Kosovën e Re, pasi që në përbërje kishte edhe subjekte tjera politike dhe fitoi 8 mandate në Parlament.
Një ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës refuzoi propozimin e AAK-së, që formula e ardhshme qeverisëse të ndërtohet nga treshja PDK, LDK dhe AAK.
AAK-ja tha se një formulë e tillë qeverisëse do të kontribuonte në stabilizimin e shtetit të Kosovës. Por, sipas zyrtarëve të saj, në rast se nuk përkrahet ky propozim, AAK-ja përfundimisht mbetet në opozitë dhe nuk preferon qeverisje vetëm me PDK-në dhe Hashim Thaçin.
Në bazë të disponimit të partive tjera politike, PDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Hashim Thaçi, tani kanë në dispozicion për bisedime vetëm pakicat dhe Koalicionin për Kosovën e Re të Behxhet Pacollit.
(europaelire/balkanWeb)