E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spearks: Në Mitrovicëtask force për vendosjene rendit dhe ligjit

PRISHTINË- Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Spearks, gjate nje takimi sot në Mitrovicë me kryetarin e komunës, Avni Kastrati duke diskutuar per luften ndaj krimit të organizuar dhe vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në veri të vendit, u shpreh se kishte ardhur për të një fillim të ri të misionit EULEX-it në këtë zonë.

Sipas zyrës së shtypit të komunës, Spearks ndërsa tha se në rajon është i pranishëm krimi i organizuar, që fillon në portat 1 e 31 (pika kufitar me Serbinë) dhe vazhdon deri në brendi të Kosovës dhe se bëhen veprime të tjera të jashtëligjshme, theksoi se, "kjo gjendje më nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë".

Ai tha se EULEX-i do të rrise numrin e stafit të policëve, doganierëve etj, ndërsa bëri të ditur se "tashmë është formuar një task-forcë për luftimin e krimit të organizuar në këtë rajon për respektimin e rendit dhe ligjit".

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati vlerësoi se qytetarët e Mitrovicës do ta mirëpresin këtë organizim dhe angazhim të shtuar te EULEX.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›