E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet shpërndarësi i afisheve çetnike

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 20:21

Policia e Kosovës ka identifikuar njërin nga personat që dyshohen se janë përfshirë në shpërndarjen e afisheve me përmbajtje nacionaliste serbe në lagjen “Kodra e minatorëve” në veri të Mitrovicës.

Policia thotë se hetimet mund të nxjerrin edhe të dyshimtë të tjerë. Nëpër këto afishe, bëhet thirrje për bashkimin me gardën çetnike.

Megjithëse tashmë janë larguar afishet, banorët e kësaj lagjeje nuk ndihen të sigurt.

Derisa Policia e Kosovës ka shtuar patrullimin në veri, misioni i EULEX-it, ka ndërprerë përkohësisht operacionin “Huti i Natës”.

Ka disa javë që policia e këtij misioni nuk po i bashkohet KFOR-it në këtë operacion. E nga ana tjetër zëdhënësi Hans Klasing, ka thënë se EULEX-i është në proces të rritjes së aktiviteteve në veri, por jo reduktimin e tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›