E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tomas Kantrimen sot në Kosovëtakon Thacin

PRISHTINE- Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Tomas Kantrimen pritet të vizitojë sot Kosovën, ku do të takohet me kryeministrin në largim Hashim Thaçi.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Euroazinë dje qëndroi në Shkup, ku me autoritetet maqedonase bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave dhe dialogun politik.
Gjate prononcimit për mediat në Shkup, Kantrimen ka përmendur edhe situatën në Shqipëri, duke theksuar se nuk sheh lidhje mes situatave në vendet e rajonit. “Jemi të shqetësuar për situatën në Shqipëri dhe për këtë kam pasur fjalim të gjatë të mërkurën në Tiranë. Por, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia janë vende të veçanta dhe problemet me të cilat ballafaqohen janë të natyrës së ndryshme. Ato janë çështje të brendshme dhe nuk lidhen njëra me tjetrën, ndërsa në secilën prej tyre duhet shikuar si situatë të ndryshme", sqaroi zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit

Para Shkupit, Kantrimen qëndroi në Tiranë, ku e përcolli mesazhin që ngjarjet e 21 janarit t’i zbardhë drejtësia, ndërsa kriza politike të zgjidhet me dialog.
Tri javë më parë në kuadër të aktiviteteve të tij ne rajon, Kantrimen vizitoi Beogradin dhe Sarajevën.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›