E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media: PDK- AKRende pa marrëveshjepër koalicionin

PRISHTINE- Ende nuk është arritur marrëveshje për koalicion qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Aleancës Kosova e Re, njoftojnë mediat kosovare.

Takimi i zhvilluar mbrëmë mes drejtuesve të PDK dhe atyre të AKR, në shtëpinë e Behgjet Pacollit në Hajvali ka përfunduar pa rezultat. Gazeta kosovare "Zëri" citon një burim, i cili në kushtet e anonimatit ka thënë se
“Ende nuk ka marrëveshje për koalicion qeverisës”. Ndërkohë jozyrtarisht, gazeta ka mësuar se arsyeja e mos-arritjes së marrëveshjes për bashkë-qeverisje mes PDK dhe AKR ka qenë insistimi i kreut të AKR-së për të marrë postin e Presidentit të Kosovës, kërkesë e cila nuk është pranuar nga zyrtarët e PDK-së të pranishëm në takim.
 Zyrtarë të PDK-së kanë insistuar që posti i Kryeministrit dhe ai i Presidentit të Kosovës tu mbeten atyre, njofton Zëri.
(zeri/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›