E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, LDD:Jo hyrjes destabilizuese të liderëve serbë

Lidhja Demokratike e Dardanisë LDD ka bërë të ditur se nuk mbështet në asnjë mënyrë tjetërsimin e aseteve të Republikes së Kosovës "në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit".

Në mbledhjen e Kryesisë të LDD-së, të udhëhequr nga kryetari i kësaj partie, Nexhat Daci, është shprehur shqetësimi lidhur me ardhjen e udhëheqësve të Serbisë në Republikën e Kosovës, vizita të cilat, sipas LDD-së, kanë qëllime politike për të destabilizuar situatën në vend.

Gjithashtu , LDD ka kërkuar nga institucionet e vendit që të respektohet ligjshmëria dhe kushtetutshmëria për të gjitha proceset në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›