E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglezët pohojnë: Pushtimi i Irakut, vendim i gabuar

Kandidatët për kryetar të partisë opozitare Laburiste në Angli Ed Miliband dhe Ed Balls dënuan pushtimin e Irakut në vitin 2003 dhe thanë që Partia Laburiste ka humbur besimin e popullit anglez për shkak të luftës së Irakut.
Pas zgjedhjeve të përgjithshme më 6 Maj dhe pas një hapësire 13 vjeçare, vendi i liderit të Partisë Laburiste është akoma vakant. Vendi i lënë bosh nga ish kryeministri Gordon Brown është zënë përkohësisht nga Harriet Harman, ndërkohë vazhdojnë të paraqiten kandidaturat për lider nga ana e deputetëve të Partisë Laburiste.

Ndërkohë që Ministri i Arsimit në qeverinë e Partisë Laburiste Ed Balls ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të partisë pohoi se vendi i tij ka paguar një çmim të lartë si rrjedhojë e pushtimit të Irakut në vitin 2003 në bashkëpunim me SHBA dhe se pushtimi i Irakut ka qenë një vendim i gabuar.

"Sadam Huseini ishte një njeri i frikshëm, tani ndihem i qetë që ai nuk e drejton Irakun, por vendimi për luftë ishte i gabuar", u shpreh Ballas në deklaratën e dhënë për gazetën Daily Telegraph.

Ndërsa vëllai i ish ministrit të Punëve të Jashtme të Anglisë, Ministri i Energjitikës së qeverisë së kaluar Ed Miliband u shpreh kështu për gazetën Guardian: "Iraku është pushtuar pa bërë një kërkim të mjaftueshëm rreth asgjësimit të armëve."

Përveç kësaj Miliband pohoi se pushtimi i Irakut ka lëkundur besimin e popullit ndaj partisë Laburiste. Ish liderët e partisë Laburiste Gordon Brown dhe Tony Blair kanë kritikuar shpesh vendimin për fillimin e luftës ndaj Irakut dhe kanë dhënë deklaratat e tyre në 'Hetimin e Irakut'.

Një tjetër emër që ka dëshmuar në hetimin e Irakut, ish ministri i punëve të Jashtme David Miliband është kandidat për kryetar partie. Kryetari i përgjithshëm i partisë laburiste do të shpallet në 25 Shtator 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›