E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton dënon dhunën kundër protestueseve në Egjipt

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, është shprehur e shqetësuar mbi dhunën e forcave egjiptiane të sigurisë kundër demonstruesve.

Ajo u bëri thirrje ushtarëve dhe policisë, „të respektojnë të drejtat universale të të gjithë egjiptianëve, përfshirë të drejtën për liri mendimi dhe tubimi.“

Ky reagim erdhi pasi që protesta në Egjipt ka degjeneruar në dhunë të pashembullt.

Pamjet e transmetuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë për rrahje barbare të grave dhe vajzave që kanë dalë për të protestuar kundër qeverisë, që drejtohet nga ushtarakët.

Në foto duken femra që tërhiqen zvarrë dhe goditen nga grupe ushtarësh të armatosur rëndë.

Pamjet shokuese kanë bërë që mediat e huaja të cilësojnë protestën dhe dhunën ndaj grave si ditën e turpit për ushtarakët. Pamja më shokuese është ajo ku një vajzë rrihet nga 10 ushtarë.

Atë e godasin derisa e shtrijnë në tokë dhe më pas i heqin dhe rrobat e trupit. Ndërkohë një ushtarë e godet me shkelm në bark.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›