E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, LDK-ja feston 21-vjetorin e krijimit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar sot 21 vjetorin e themelimit.

Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa theksoi se Kosova duhet të qeveriset nga ata që kanë legjitimitetin e popullit dhe nuk e keqpërdoren votën e qytetarit.
 

Në 21 vjetorin e themelimit, kryetari i kësaj partie shpalosi një historik të LDK-së, duke thënë se ishte kjo parti që iu priu proceseve në vend deri te pavarësia e Kosovës, ndërkohë ish lideri i saj Ibrahim Rugova e bëri Kosovën të njohur në arenën ndërkombëtare.
 

Mustafa tha se LDK-ja do të vazhdojë të ruajë filozofinë rugoviane.
 

Më vonë, zyrtarë të LDK-së pritet të bëjnë nderime te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›