E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, shënohen edhe tre raste të tjera me virusin A/H1N1

Edhe tre raste të tjera me virusin A/H1N1 janë shënuar në Prishtinë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë drejtorin e klinikës infektive në Prishtinë Shemsi Dreshaj.

Sipas tij gjendja shëndetësore e të infektuarve me virusin A/H1N1 është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
 

Sipas mediave kosovare të tre të infektuarit janë nga e njëjta familje me personin e infektuar një ditë më parë në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›