E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, perkeqesohen arketimet pas privatizimit

Arketimet e energjise elektrike jane perkeqesuar gjate, qe kur kompania e Shperndarjes se Energjise OSSH -se eshte privatizuar. Keshtu ne raportin vjetor te Entit Rregullator te Energjise mesohet se, niveli i arketimeve ne vitin 2009 ishte rreth 76.4 per qind, nga 83.3 per qind qe ishte ne 2008-n, kur OSSH ishte prone e KESH-it. E perkthyer ne vlera, nese ne kohen e drejtimit te shtetit, OSSH humbiste rreth 7 miliarde leke nga mosarketimi i faturave, ne vitin 2009, (ne maj ceket e CEZ marrin drejtimin), humbjet shkojne mbi 11 miliarde leke. Kjo do te thote se E thene dhe me shkoqur, gati gjysma e energjise qe hidhet ne rrjet nuk paguhet, duke e renduar me tej situaten. Tani me cmimet e reja, Operatori i Shperndarjes shpreson te rrise arketimet, ndersa me menaxhimin me te mire, te ule humbjet. "Privatizimi i OSSH-se deri tani nuk ka reflektuar ndonje kthese ne miremenaxhim, perkundrazi niveli i arketimeve per vitin 2009 eshte perkeqesuar ne menyre te ndjeshme ne krahasim me nje vit me pare", thekson raporti i ERE-s. Ne sistemin e transmetimit, humbjet e energjise elektrike jane ne vleften 211 Gwh (gigavat), ose 211 milione kilovate dhe perbejne 3 per qind te energjise se injektuar ne sistemin e transmetimit. Humbjet totale faktike per vitin 2009, te cilat marrin parasysh humbjet ne shperndarje me 2.1 miliarde kilovate dhe humbjet ne transmetim me 211 milione kilovate, jane gjithsej 2.3 miliarde, ose 35.3 per qind e se gjithe energjise se hedhur ne sistem. E kthyer ne vlere, jane rreth 14 miliarde leke humbje per kompanine, e cila nisur nga ky rezultat kerkoi rritje te cmimit me 44 per qind, por u miratua vetem per 13 per qind. Per vitin 2010, OSSH parashikon nje nivel humbjeje mbi 15 miliarde leke. Nisur nga ky parashikim duket qarte se privatizimi nuk po jep frytet e duhura dhe rezultatin e pritshem. Edhe pse me ndryshim te dukshem, serish bie ne sy fakti se zonat ne Veri te vendit vijojne te kene nivelin me te ulet te arketimeve. Rekordin negativ e mban Kukesi, me rreth 19 per qind arketime te realizuara ne vitin 2009, ndersa niveli i humbjeve i kapercen 50 per qind. Me pas vijne Shkodra me 60 per qind nivel arketimi dhe Burreli me 70 per qind. Korca mban nivelin me te larte te arketimeve, me gati 94 per qind, e me pas vijne Gjirokastra me 90 per qind dhe Berati e Elbasani me 89 per qind. Qytetet e medha si Tirana e Durresi, me numrin me te madh te popullsise dhe konsumin e larte te energjise, kane nje nivel arketimi perkatesisht 78 dhe 71 per qind. Ndikim ne keto dy rajone te medha kane dhene zonat informale, te shtrira ne periferi, ku ndertimet jane bere pa studime dhe ku rregulli ligjor gjen pak zbatim, nisur dhe nga kushtet ekonomike.
Cmimi i energjise ne krahasim me rajonin
Cmimi mesatar i energjise elektrike ne vendet e Bashkimit Evropian eshte 16.91 euro cent per kilovat, ose rreth 21.98 leke, kurse ne Shqiperi 9.53 leke. Keshtu, shqiptaret i paguajne tarifat e dritave te njejta me letonezet, lituanezet apo bullgaret. Ne rajon, Kroacia i ka me te shtrenjta, rreth 12 leke per kilovat, kurse ne Bashkimin Evropian mbahet Danimarka, me 30 leke/kilovati, e me pas Gjermania me 26 leke. Cmimi i konsumatoreve familjare ndaj cmimit te konsumatoreve industriale ne blloqet respektive rezulton rreth 70 per qind me i larte. "Ky eshte nje parim me rendesi per politiken e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike, pasi synon veprimtarite prodhuese, e cila per pasoje sjell rritje te te ardhurave kombetare", thuhet ne raport, bazuar mbi te dhenat e Entit italian te Energjise. Karakteristike e sistemit tarifor per konsumatoret fundore per vendet e Bashkimit Evropian eshte fakti i adaptimit te tarifave ne baze te gjashte blloqeve konsumi per industrine dhe pese blloqe per familjet, kurse ne Shqiperi aplikohen dy blloqe. Ne krahasim me vendet e rajonit, Shqiperia renditet ndermjet tyre, pasi ERE perdor nje metodologji qe mbulon kostot e cdo sherbimi. Keshtu, referuar hartes se rajonit, sllovenet paguajne me shtrenjte, rreth 20 leke per kilovat, e me pas hungarezet 17 leke. Fqinjet me te afert, maqedonasit dhe serbet e paguajne me lire se ne, afersisht 7 leke (te gjitha shifrat jane vleresuar me taksat). Me lire paguajne vendet ish-sovjetike, si Kazakistani dhe Kirgistani, 5.5 leke dhe 4 leke per kilovat.
Energjia, shqiptaret paguajne humbjet dhe borxhet e OSSH
Ne raportin vjetor te ERE-s, referuar vitit 2009 dhe llogaritur me cmimet e reja, te rritura mesatarisht me 13 per qind, rreth 67 per qind e kostos se energjise elektrike vjen nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes, ku 28 per qind i takon humbjeve, pra atyre qe nuk e paguajne dhe 11 per qind eshte kostoja e borxhit. Me tarifat e vjetra, pra te vitit 2009 e tutje, konsumatoret shqiptare paguanin rreth 45 per qind te fatures per shkak te atyre qe e vidhnin, ndersa 19 per qind vinte nga kostoja e borxhit, qe OSSH bashke me KESH, kishin marre vite te tera kredi nga bankat per investime dhe blerje import energjie. "Per te pasur nje transformim te shpejte te gjendjes, per sa i perket rritjes se eficiences se konsumit te energjise elektrike, e gjithe vemendja duhet te perqendrohet ne permiresimin me ritme te larta te situates se OSSH-se, pasi ky ka qene edhe nje nga qellimet kryesore te privatizimit te kesaj shoqerie", sugjeron ERE ne raportin e saj. Nga moria e cmimeve te reja, te aplikuara ne janar te ketij viti, ERE evidenton faktin se per konsumatoret biznes (jofamiljare) ka pasur ulje te cmimit me rreth 18 per qind, duke iu perafruar ne njefare menyre tarifave te rajonit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›