Nju Jork, Maqedonia do abstenojë nismën serbe në OKB
SHKUP- Maqedonia do të abstenojë nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB kur do të votohet nisma serbe për Kosovën.
Beogradi kërkon që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë vlerësimin e saj në lidhje me legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.
Sipas tv A1 në Shkup e cila citon burime diplomatike nga ministria e Jashtme e maqedonisë, në këtë cështje Maqedonia dëshiron të mbajë një qëndrim neutral pasi një votë pro ose kundër kësaj inisiative do të prishte neutralitetin.
“Maqedonia është ndryshe nga vendet e tjera në rajon, pasi politika jonë e jashtme ka qenë gjithmonë e paqme dhe racionale, dhe nuk kemi nxituar kurrë në marrjen e ndonjë vendimi, por kemi marrë vendime që janë në interes dhe në të mirë të vendit tonë. Ne do të veprojmë pikërisht në këtë drejtim”- thotë zëvëndësministri për integrimin europian, Ivica Bocevski.
Ai shtoi se Maqedonia nuk do të influencohet në vendimin e saj as nga Serbia dhe as nga Kosova.
Maqedonia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet, pavarëisht proesioneve të kohëve të fundit nga popullsia shqiptare në Maqedoni, e cila përbën ¼ e popullsisë.
Javën e kaluar presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski u shpreh se qeveria e tij shumë shpejt do të deklaronte njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall më 17 shkurt të këtij viti.
(s.g/BalkanWeb)