E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Greva e "Olympic Airlines" paralizon udhëtimet drejt destinacioneve ndërkombëtare

 

ATHINË- Shoqëria shtetërore ajrore greke "Olympic Airlines" do të pezullojë nesër 100 fluturime pasi punonjësit e saj do të zhvillojnë një greve 24 orëshe në shkallë vendi kundër privatizmit të shoqërisë. Këtë e konfirmon vetë kompania me anë të nje deklarate të lëshuar për shtyp nëpër mediat greke. Pezullimi do të prekë fluturimet mes Athinës dhe destinacioneve ndërkombëtare si psh Londrën, Parisin, Romën dhe Frankfurtin, si dhe disa fluturime të brendshme.
Greva e nesërme nga punonjësit e sektorit të transportit dhe kompanive të tjera të admistruara nga shteti, do të prekë gjithashtu shërbiminin e metros së Athinës dhe të trenave. Sindikatat janë të zemëruar me axhendën e qeverisë konservatore për privatizime dhe reforma në punë.
Zyrtarë të sindikatave kanë thënë se ata do të zhvillojnë bisedime me liderët e sindikatave të shoqërive të tjera ajrore europiane, si psh "Alitalia", për të diskutar shtrirjen e protestës.
Muajin e kaluar, qeveria greke filloi një tender për të shitur "Olympic Airlines", i cili numëron rreth 1 milion euro humbje në ditë. Qeveria ka premtuar se do të kompensojë apo do të gjejë vende të reja pune në sektorin publik për punonjësit, por liderët e sindikatave kanë deklaruar se do ta ndalojnë shitjen e shoqërisë ajrore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›