Misteri i “Kaspar Hauser” ngjitet në skenën e TKOB-së
TIRANË- Solistët e operës ngjitën mbrëmjen e sotme, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, historinë plot mister të dramës muzikore “Kaspar Hauser” me libret të Noemi Ghetti.
Nën notat muzikore të kompozitorit, Franceso Venerucci, artistët: Erlind Zeraliu, Rezarta Qevani, Ilira Milla, Aldo Spahiu, Adriana Kamberi, Juna Resuli, Blerina Braka, Roel Llupa, interpretuan një histori të ndodhur vërtetë në vitin 1828 dhe që bëri bujë për publikun europian të kohës.
Kompozitori italian, Venerucci, ka ardhur në Shqipëri për të ndjekur nga afër provat dhe premierën e shfaqjes, ndërkohë që në një prononcim për mediat, ai e cilësoi premierën si një produksion shumë impenjativ dhe që kërkon mjaft energji.
“Këtu kam gjetur një guxim dhe një profesionalizëm të madh, si dhe një shpirt të hapur nga artistët. Falënderoj këtë vend për këtë mundësi që më dha”,-është shprehur Venerucci.
Me kostume dhe skenografinë e Alessandra Boffelli Serbolisca artistët sollën nën regjinë e Ada Gurra Ferizoviqi, historinë e një të riu, interpetuar nga Erind Zeraliu, i cili nuk ka patur kurrë më parë asnjë kontakt njerëzor. Tregimtari i shfaqjes, muzikologu italian, Quirino Principe, rrëfen historinë ndërsa ngjarjet zhvillohen në skenografinë e një kështjelle.
E vetmja gjë që djali di është të shkruajë emrin e tij, Kaspar Hauser. Ai demonstron kapacitet të jashtëzakonshëm dhe një spontanitet dhe integritet njerëzor krejt irracional dhe përparon edhe në studime. Më pas, përhapet lajmi se është duke shkruar një autobiografi të cilën vështirë se do të arrijë ta mbarojë. Kaspar Hauser vritet në rrethana misterioze në dhjetor të vitit 1833.
Në shfaqje interpretuan edhe Kori i Fëmijëve si dhe Kori dhe Orkestra e TKOB-së, dirigjuar nga Zhani Ciko.
Enigma dhe misteri i “Kaspar Hauser”, që ende ngjall diskutime do të vazhdojë të shfaqet në skenën e TKOB-s edhe në datat 22 qershor, ora 19:00 dhe 23 qershor, ora 20:00.
(ATA/BalkanWeb)