Kakavijë, tre të kërkuar në prangat e policisë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona që ishin shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare mësohet se në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavie janë bllokuar dhe ndaluar shtetasit Fabian Gega, Dhimitër Memini dhe Zurbi çoni.
"Gega ishte person në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj burg për veprën penale të 'Vjedhjes", kurse dy të tjerët kërkoheshin për "dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit"- thonë të njëjtat burime.
Ndërkohë policia ka njoftuar se vijon puna për përballimin e fluksit të kthimit të emigrantëve si dhe goditjen e të gjitha veprimtarive të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet pikave të kalimit apo kufirit të gjelbër.