Nishani hedh poshte Withers dhe mbron Agron Kulicajn
Ministri i Brendshem Bujar Nishani mbron nendrejtorin e pergjithshem te Policise Agron Kulicajn duke rrezuar akuzat e bera nepermjet kabllogrameve te ambasadorit amerikan Withers se ka ndihmuar ne moskapjen e shume te kerkuarit Dritan Dajti. Akuzat politike keni te drejten ti adresoni te ministri i Brendshem. Ministri eshte figure politike adresojini te gjitha akuzat por do tju lutesha dhe e perseris sa u takon emrave qe jane ne veprimtari operacionale te mos ngrihen akuza te pabaza. Ne lidhje me rastin e arrestimit te Dritan Dajtit iu referua se aksioni u be diten qe mungonte ai Kulicaj me qellim te mos informohej. Po ju them se edhe une si minister kam qene i painformuar. Nese ka nje ceshtje qe ndiej keqardhje eshte fakti qe kam qene i painformuar per aksionin tha Nishani. Gjithashtu ministri Nishani ka rrezuar edhe nje tjeter kabllogram i ribere publik nga deputeti socialist Gazmir Bizhga ne mbledhje ne te cilen theksohet se drejtori i pergjithshem i Policise ndihet i kercenuar nga Kulicaj dhe ka frike per sigurine e jetes se tij.
Ne lidhje me deklarimet qe ju bete i referoheshit shtypit z. Bizhga. Mendoj se ne smund te diskutojme per ceshtje referuar shtypit qe eshte i lire por drejtori i policise nuk ka bere asnje deklarate te tille dhe ai refuzon qe te adresohet ne dyert e gjykates sepse ne kemi nje vendim qe asnjehere nuk i dresojme gjykatave kur kemi ceshtje qe nuk jane zyrtare theksoi Nishani. Ai mbrojti Kulicajn duke theksuar se fale tij eshte bere i mundur arrestimi i nje sere grupesh kriminale dhe sekuestrimi i disa aseteve te krimit. Ne adresimin qe u behet akuzave politike pa baza dhe shkrimi i ministrit te Ekonomise Prifti per naften virgin apo te aktoreve te tjere politike ndaj nendrejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit nga ana e Ministrise se Brendshme dhe Kontrollit te Brendshem nuk rezulton te kete asnje prove dhe fakt theksoi Nishani. Duke u ndalur te Wikileaks ministri theksoi se qeveria i cileson si disa botime krejtesisht te paligjshme te denueshme ligjerisht me ngarkesa sic eshte shprehur dhe ambasadori i SHBA-se se do te denoheshin ligjerisht ne SHBA. Burimi i tyre i ardhur nga media eshte i pakonfirmuar nga vete media. Ministri ka bere te ditur se po per ceshtjen e ish-deputetit Xhindi dhe kryekomunarit Veseli po hetohet nga prokuroria por keto dy vrasje nuk kane lidhje me ngjarjet politike. Nishani nderkohe ka bere te ditur se nuk do ta shkarkoje Burgajn si drejtor i pergjithshem i Policise pasi ka punuar shume mire. Opozita ka mbetur e pakenaqur nga raportimi i ministrit Nishani duke theksuar se shifrat ishin manipuluese.
Materiali i paraqitur nga ministri i Brendshem per sigurine dhe krimin nuk ishte aspak serioz. Ishte permbledhje statistikore kishte disa defekte nuk ishte i sakte dhe ka tendence per ta paraqitur situaten roze. Problemi per te mbuluar defektet e punes me ane te statistikave eshte bere problem edhe nga raportet e nderkombetareve. Ka mosperputhje te shifrave te materialit te ministrit te Brendshem me ato te raportit vjetor te Prokurorise se Pergjithshme. Tentohet qe opinionit publik te mos i jepen te dhena te sakta. Ai nuk na parashtron se nga vijne kercenimet e grupeve kriminale. Raporti i BE-se thote se krimi i organizuar ne Shqiperi mbetet shqetesim tha nenkryetari i komisionit Ilir Gjoni. Sipas opozites ka emerime nepotike ne piramiden e larte te Policise ku pjese e madhe e tyre jane me origjine nga Tropoja. Nishani i hodhi poshte keto akuza.