Mitt Romney shpall fitoren ne zgjedhjet e shtetit New Hampshire

Ish guvernatori i Massachusets Mitt Romney ka shpallur fitoren ne zgjedhjet paraprake republikane ne shtetin New Hampshire ne procesin e zgjedhjes se kandidatit republikan per zgjedhjet presidenciale te nentorit.
Kur jane numeruar me shume se gjysma e votave zoti Romney kryeson me avantazh te larte perballe kongresmenit nga Teksasi Ron Paul. Ish ambasadori amerikan ne Kine Jon Huntsman ndodhet ne vendin e trete nderkohe qe ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich dhe ish senatori amerikan Rick Santorum luftojne per vendin e katert.
Zoti Romney u tha gazetareve se shteti i tij ka bere histori duke u bere i pari republikan pa post qe fiton zgjedhjet paraprake republikane ne shtetet Iowa dhe New Hampshire qe nga viti 1970.
Konkurenti republikan e sulmoi zotin Obama duke e quajtur ate nje president te deshtuar.