E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, KQZ paraqet propozimet në komision: Jo ndryshim të sistemit, por shtim të zonave të administrimit

10-01-2012 / Gazeta 55

Komisioni Qendror i Zgjedhje nuk kërkon ndryshim të sistemit apo korrektim të tij, por shtim të zonave të administrimit zgjedhor. Në draftin, që KQZ i ka dërguar 10 deputeteve të reformës elektorale, kërkohet shtimi në 100 nga 66 i numrit të KZAZ-ve. Kërkesa synon, që puna për menaxhimin e zgjedhjeve të mos përqendrohet vetëm në duart e pak individëve, që mund ta bllokojnë atë. Po ashtu KQZ kërkon, më tepër kohë për shtypjen e fletëve të votimit. Nisur nga pengesat, që dolën në zgjedhjet e 8 majit, sipas këtij organi fletët duhen prodhuar të paktën 1 muaj me herët nga ç’parashikon kodi aktual.

Në kodin e ri duhen përcaktuar dhe afate të reja për ruajtjen e fletëve, të cilat tashmë nuk duhen djegur siç është vepruar deri më tani, por ricikluar. Komisionit të reformës i kërkohet të ripërcaktojë renditjen e koalicioneve dhe subjekteve në fletën e votimit.

Në rast se një anëtar i KQZ-së apo i komisioneve të niveleve të dyta largohet për mbi dy orë nga vendi i punës ditën e zgjedhjeve, atëherë ai duhet të shkarkohet automatikisht. Ndërkaq shtrëngohen afatet e emërimit të komisionerëve. Një tjetër element që KQZ kërkon të shtohet në kod, për të shmangur vonesat qe ndodhën në 8 maj, është dhe hapja e njëkohshme e të gjitha kutive në qendrën e numërimit. Më pas të nisë numërimi, sipas ngjyrës së fletëve dhe organit për të cilin garohet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›