Ekspozohet Sindoni me të cilin u mbështoll Krishti
24/03/2011 Pasqyrim i plagëve që ka marrë, duke u kthyer në një simbol të vuajtjes së tij për hir të njerëzimit
SHKODER- Priftërinj, pedagogë dhe historianë të kishës katolike nga Torino e Italisë kanë sjellë për herë të parë në famullinë e Shkodrës kopjen e çarçafit, me të cilin mendohet se ka qenë mbështjellë Jezu Krishti kur u kryqëzua, kur u vendos në varr e deri në ringjalljen e tij. Përfaqësuesit e kishës katolike të Torinos janë shprehur se veshja origjinale e njohur si Sindoni i shenjtë ndodhet në Torino si dëshmi dhe pasqyrim i të gjitha plagëve që Krishti ka marrë, duke u kthyer në një simbol të vuajtjes së tij për hir të njerëzimit.
Sindoni i shenjtë
Tashmë një kopje e këtij Sindoni të shenjtë është sjellë në famullinë e Shkodrës dhe do të ekspozohet në Kishën Katedrale të Shkodrës për t’u parë nga besimtarët e krishterë. Njëri nga përfaqësuesit e kishës katolike të Torinos, dom Giusepe Ghiberti, duke informuar për kohën dhe vendin e gjetjes së këtij Sindoni të shenjtë sqaron se shkenca po punon prej kohësh për vërtetimin e autencitetit të kësaj veshje dhe pritet vërtetimi i shpejtë se ajo ishte e Jezu Krishtit. “Sindoni është një pëlhurë prej 4 metrash nga linohi, që paraqet të dy pjesët e trupit të tij, si dhe vuajtjet të cilat ka kaluar ai njeri. Kjo pëlhurë është një nga dëshmitë më të mëdha të kryqëzimit që i është bërë njeriut. Ne dhe unë personalisht jam i bindur se kjo pëlhurë ka shërbyer për të mbështjellë Krishtin, i cili vdiq në kryq nga vuajtjet dhe nga plagët e marra, plagë të cilat kanë mbetur në Sindon. Shkenca duke nisur nga Ungjijt dhe pastaj fizika, kimia dhe historia janë ende duke punuar, nuk e kanë thënë fjalën e tyre në lidhje me autenticitetin e tij, por besoj se një gjë e tillë, shumë shpejt, do vërtetohet. Sindoni është gjetur aty rreth viteve 1200-1300. Dokumentet tregojnë se fillimisht është ruajtur në Konstantinopojë e më pas në Argon, për t’u ruajtur më pas në Jerusalem, por edhe për këtë është duke u punuar, në mënyrë që të gjithçka të vërtetohet, pasi dokumentet janë shumë të pakta”, sqaroi përfaqësuesi i kishës së Torinos, dom Giusepe Ghiberti.