E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Qeveria dënon dhunën ndaj policisë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur keqardhje ndaj veprimeve të dhunshme të Lëvizjes Vetvendosje, të ushtruara ndaj forcave të policisë së Kosovës, të cilët janë në mbrojtje të rëndit dhe ligjit. Në një deklaratë për shtyp Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje krerëve të Lëvizjes Vetvendosje që të shmangin përdorimin e dhunës dhe përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
 

“Qeveria e Republikës së Kosovës qendron fuqishëm në mbeshtetje të policisë së Kosovës e cila me profesionalizëm është duke mbajtur nën kontroll të plotë situatën.Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh kosideratën e lartë për maturinë dhe sjelljen korrekte të qytetarëve të Republikës së Kosovës, forcave poltike, shoqërisë civile dhe informimin profesional të mediave. Sjelljet e till janë në përputhje të plotë me vlerat civilizuese perndimore dhe synimet tona për integrime euro-atlantike”-përfundon deklarata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›