E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel rimekembja ekonomike e BE-se para nje rruge te gjate

Kancelarja gjermane Angela Merkel thote se ulja e nivelit te aftesise kredimarrese per nente vende evropiane tregon se Bashkimi Evropian ka ende nje rruge te gjate drejt rikthimit te besimit te investitoreve.

Ajo foli me gazetaret sot ne qytetin verior gjerman te Kielit. Ajo tha se ulja e nivelit nuk ishte e papritur dhe tha se eurozona do te pershpejtoje venien ne zbatim te fondit te perhershem te shpetimit te njohur si Mekanizmi per Stabilitetin Evropian.

Firma e vleresimit te kredive Standard and Poor nje nga tre agjencite e tilla boterore e mori vendimin dje duke thene se udheheqesit e ketyre vendeve po levizin shume ngadale drejt forcimin te financave te eurozones.

Franca humbi standardin me te larte te kreditit AAA ndersa Italia dhe Spanja humben edhe dy nivele te tjera. Gjermania ekonomia me e madhe evropiane ruajti te njejtin nivel AAA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›