E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon aksioni në Kosovë, arrestohet Shpend Ahmeti

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, është arrestuar para pak çastesh nga policia e Kosovës.Ahmeti gjatëgjithë ditës sot ka qenë në rrugën që çon për në Merdare.
Ky është arrestimi i parë i Ahmetit, që kur i`u bashkua Lëvizjes së Albin Kurtit.
Deri me tani janë arrestuar rreth 50 anëtarë të Vetëvendosjes si dhe janë lënduar 13 policë.
Po ashtu, është arrestuar edhe aktivisti i Vetëvendosjes nga Tirana, Arbër Zajmi, Frashër Krasniqi dhe Naim Bunjaku, Hysen Durmishi, Salih Zyba, Gani Krasniqi, Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Blerim Manqastena, Durim Jasharaj, Skender Merturi.
Më herët Policia e Kosovës iu ka dhënë një ultimatum prej 30 minutash protestueseve të Dheu i Bardh që të tërhiqen nga rruga.Ndërsa kishte shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur në rrugën që çon për në Merdare, pritet që e njëjta gjë të ndodh edhe te Dheu i Bardhë.Pas gjysmë ore pushim, policia ka rifilluar intervenimin me gaz lotsjellës dhe topa ujë ndaj protestuesve në autostradën për në Merdarë. Polica ka tentuar të shpërndajë edhe protestuesit në brendësi të qytetit në Besianë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›