Tirane Procesi i numerimit te kutive te fundit mberthen vemendjen e te gjitheve

Ne Tirane procesi i numerimit te kutive te mbetura per kandidatin e ardhshem te bashkise se kryeqytetit. Ndonese kandidati socialist Edi Rama ka marre me shume vota nga numerimi i kutive te fundit serish rivali i tij i djathte Lulzim Basha mbetet ne epersi te ngushte. Ende jane edhe 9 kuti te cilat nuk jane hapur akoma nderkohe qe procesi po shoqerohet edhe me debate mes paleve per nje numer fletesh qe jane konsideruar te pavlefshme. Procesi i numerimi po ndiqet edhe nga vezhguesit nderkombetar nderkohe qe ne salle ka nje prani te madh te perfaqesuesve te te dy kampeve. Te dyja palet po ndjekin me kujdes te jashtezakonshem cdo vote duke bere perllogaritjet dhe krahasimet me parashikimet e tyre. Socialistt shpresojne ne nje permbysje te mundshme te rezultatot duke qene se kutite e mbetura i perkasin nje zone te konsideruar si nje bastion i se majtes. Ndersa demokratet po presin qe diferencat e votave te mos jene te atilla sa e permbysin avntazhin e ruajtur gjate nga kandidati i tyre. Me ritmet e deritanishme parashikohet qe rezultati te mos mund te dale perpara mesnates.
Ne Shqiperi procesi i numerimit te kutive te fundit per kryetarin e ardhshem te Bashkise se Tiranes ka mberthyer vemendjen e te gjitheve. Diferencat e ngushta mes dy rivaleve kryetarit aktual Edi Rama dhe kandidatit te se djathtes Lulzim Basha kane bere qe te dyja palet te jene ne ankth. Zoti Basha ka vazhduar te ruaje avantazhin prej disa qindra votash. Sot nisi numerimi i 16 kutive te fundit dhe deri pasdite vone nuk ishin hapur ende 10 prej tyre
Palestra e shkolles Avni Rustemi eshte kthyer ne epiqendren e vemendjes jo vetem te kryeqytetasve por thuajse te gjithe qyetareve shqiptare. Tirana eshte kryeqendra e vendit dhe beteja per drejtimin e saj ne kater vitet e ardhshme ka qene gjate gjithe kesaj kohe beteja kryesore por asnje here me pare nuk ka ndodhur qe fituesi te mbetet per tu vendosur ne momentet e fundit. Eshte nje lufte deri per voten e fundit dhe kjo shpjegon edhe tensionin e larte qe mbreteron ne sallen e numerimit por dhe jashte saj ku palet edhe sot shkembyen replika dhe akuza te ndersjella. Socialistet akuzuan gjate paradites demokratet se po perpiqen qe me perfaqesuesit e tyre ne procesin e numerimit te deformojne rezultatin Ajo qe ne verejme sot me shqetesim qe nga mengjesi ka te beje me nje angazhim extra te Sali Berishes dhe Lulzim Bashes per te shperdorur procesin e numerimit te votave atje per ta prishur procesin e numerimit atje dhe per te deformuar rezultatin zgjedhor.
Nuk vonoi pergjigja nga selia e partise demokratike Ne vend qe te degjoje me qetesim zerin e qytetareve Edi Rama po perpiqet te prishe procesin permes presionit dhe kercenimit ndaj numeruesve komisionereve dhe vezhguesve duke hedhur akuza te pabaza me nje gjuhe prej talebani. Askush nuk ka te drejte te shkele mbi demokracine thejsht sepse ka frike nga rezultati i zgjedhjeve u shpreh deputeti demokrat Gerti Bogdani.
Deputeti Erion Brace doli serish pasdite per te denoncuar vonesat ne procesin e numerimit te cilat sipas tij provokohen nga perfaqesuesit demokrat dhe kontestimet e pabaza qe sic tha ai po u behen votave ne favor te zotit Rama.
Ne fakt procesi ka qene sot mjaft i ngadalte pas nje ritmi te pershpejtuar qe mori mbreme kur ne qendren e numerimit u shfaqen fillimisht ambasadori amerikan Alexander Arvizu e me pas ai i delegacionit te bashkimit europian Ettore Sequi e pas mesnates edhe ambasadori i Osbe-se.
Deri pasdite vone nuk u numeruan me shume se 6 kuti votimi duke e mbajtur situaten te tensionuar dhe nen ankth. NJe gje eshte thuajse e sigurt. Kryetari i ardhshem i bashkise do te percaktohet nga nje grusht votash.