Zannier UNMIK-u mund te luaje nje rol lehtesues ne Kosove

Shefi i misionit te OKB-se ne Kosove Lamberto Zannier i tha Zerit te Amerikes se UNMIK-u ende mund te luaje nje rol lehtesues megjithe funksionet gjithnje e me te medha qe po merr misioni evropian ne Kosove EULEX. Ai i beri komentet pas nje sesioni te Keshillit te Sigurimit te OKB-se te zhvilluar mbreme ne Nju Jork ku ministri i jashtem i Serbise nguli kembe se akuzat per trafikim organesh ne Kosove duhet te hetohen nga nje mekanizem i Keshillit te Sigurimit.
Ne nje interviste per Zerin e Amerikes Shefi i misionit te OKB-se ne Kosove Lamberto Zannier tha se UNMIK-u nuk do te marre pjese ne hetime te tilla. UNMIK-u tha ai eshte zvogeluar per nga prania dhe roli i tij dhe nuk ka me hetues apo gjykates. Por tha zoti Zannier UNMIK-u mund te kete nje rol bashkepunues dhe ky bashkepunim mund te konsistonte ne shkembimin e informacionit qe ai mund te kete per nje ngjarje te caktuar.
Ne kemi patur nje bashkepunim te tille edhe me Gjykaten e Hages ne te kaluaren. Po keshtu ne mund te lehtesonim transferimin e informacionit drejt Keshillit te Sigurimit. Gjithsesi nuk ka ndonje rrezik per hetime paralele nga ana e UNMIK-ut.
I pyetur se perse jane rralluar takimet e tij me udheheqesit e Kosoves zoti Zannier tha
Duhet te pyesni ata. Mandati im qe eshte thjesht administrativ perceptohet si nje mandat qe kufizon sovranitetin e Kosoves prandaj kjo mund te kete krijuar nje fare ngurrimi. Por mendoj se me kalimin e kohes eshte kuptuar tashme se mandati im mund te jete i dobishem per Kosoven.
Shefi i UNMIK-ut tha se tani ne Kosove ka nje qendrim me pragmatik dhe me konstruktiv per te perdorur te gjitha mjetet qe jane ne dispozicion duke perfshire edhe OKB-ne per te lehtesuar angazhimin e jashtem te Kosoves por edhe ne frontin e brendshem per te lehtesuar angazhimin me komunitetet.
Natyrisht tha zoti Zannier Kosova synon te behet anetare e Kombeve te Bashkuara prandaj po kuptohet se te kundershtosh OKB-ne nuk eshte nje politike e mire afatgjate per Kosoven.
I pyetur se kur parashikon qe UNMIK-u ta perfundoje misionin e tij ne Kosove ai tha se kjo eshte e veshtire te parashikohet.
Pergjigja e thjeshte eshte kur kete ta vendose Keshilli i Sigurimit. Por me hamendje do te thosha se kjo do te ndodhe kur anetaret e Keshillit te Sigurimit dhe natyrisht kur pala kosovare dhe ajo serbe te ndihen me te qete lidhur me gjendjen ne Kosove si dhe kur faktori evropian te luaje nje rol te rendesishem.
Zoti Zannier tha se ne kete kontekst evropianet po luajne nje rol gjithnje e me te rendesishem.