Kosove Ritme te ulta njohjesh gjate vitit 2010

Kosova po e mbyll vitin me 72 njohje te pavaresise se saj te shpallur me 17 shkurt te vitit 2008. Njohja e fundit eshte regjistruar me 19 nentor kur ajo u njoh nga Tuvalu. Numri prej 72 njohjesh nuk i ka lene te kenaqur as autoritetet te cilet jo rralle jane gjetur nen kritikat e shoqerise civile e cila ka kerkuar angazhim me te madh. Me 22 korrik Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne opinionin e saj konstatoi se pavaresia e Kosoves nuk bie ndesh me ligjin nderkombetare por edhe pas ketij opinioni Kosova eshte njohur vetem nga tri shtete me gjithe pritjet e autoriteteve per nje numer me te madh njohjesh. Zevendesministrja e puneve te jashtme Vlora itaku tha sot se kjo ministri nuk eshte e kenaqur me ritmin e njohjeve.
Ne nuk jemi te kenaqur me dinamiken e njohjeve thene te drejten kjo dinamik nuk eshte ne proporcion me angazhimet qe bene Ministria e Puneve te Jashtme si dhe me koordinimin e fuqishem qe kemi me partneret tane nderkombetar. Me gjithe ate eshte e rendesishme qe procesi i njohjeve te mos ndalet dhe ky proces nuk eshte ndalur ne vitin qe po e leme pas dhe besojme qe do te kete nje dinamik ne rritje ne vitin qe do te hyjme tha ajo.
Zevendesministrja ne largim tha se raporti i te derguarit te Keshillit te Evropes Dick Marty i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci per perfshirje ne veprimtari te paligjshme perfshire edhe trafikimin e organeve njerezore ka ndikuar negativisht ne pasqyrimin e situates ne Kosove.
shte per cudi te thuhet qe ky raport vjen ne nje kohe kur Kosova kishte pergatitur tere dosjen per aplikim e Kosoves ne Keshillin e Evropes me qe edhe numerikisht ne kishim shumicen aty per aplikim dhe anetaresim dhe nje raporti i tille padyshim do te kete nje efekt te drejtperdrejt ne shtyrjen e aplikacionit tone per Keshillin e Evropes por do te prodhoj efekt edhe ne njohje posacerisht nga keto 5 vende te Bashkimit Evropian te cilat ende nuk e kane njohur Kosoven tha zevendesministrja itaku.
Zevendesministrja itaku tha se pret edhe angazhimin e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise por edhe te shteteve tjera mike te Kosoves qe te angazhohen per te kundershtuar raportin e zotit Marty.
Nderkohe zevendeskryeministri i Shqiperise Ilir Meta e ka cilesuar raportin e zotit Marty nje frymezim antishqiptar te atyre qe asnjehere nuk jane pajtuar me integrimet e Kosoves dhe Shqiperise. Gate nje vizite ne Gjakove me qellim te falenderimit te qytetareve te Kosove per ndihme dhene gjate vershimeve ne Shqiperi zoti Meta i siguroi qytetaret dhe institucionet e Kosoves se Shqiperia ka filluar dhe do te vazhdoje me intensitet nje fushate nderkombetare qe sic u shpreh ai synon cmontimin e ketij raporti.