Natoja i dorezon Maqedonise kampin e fundit ne kete vend

Natoja i dorezoi sot Maqedonise kampin e saj te fundit ne kete vend.
Kampi Able Sentry prane aeroportit te Shkupit ishte ngritur qe para nderhyrjes ushtarake te Aleances kunder objektivave serbe ne vitin 1999 dhe sherbente si mbeshtetje logjistike per KFOR-in ne Kosove.
Gjenerali i Natos David Humar gjate ceremonise se dorezimit te kampit tha se shpresonte qe Maqedonia gjate vitit te ardhshem te beje perparim ne negociatat lidhur me emrin dhe se deshironte qe ate ta shohe si vend anetar te Natos.
Ministri maqedonas i Mbrojtjes Zoran Konjanovski tha se Ushtria e Maqedonise eshte e gatshme dhe e pjekur dhe se marrja e kampit te Aleances veriatlantike ve ne dukje perkushtimin per partneritet me Naton.
Ne Maqedoni do te vazhdoje te mbetet nje prani e Natos e perbere nga nje ekip per te ndihmuar reformat ne fushen e mbrojtjes te Maqedonise.