E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi Politikanet te dorezojne imunitetin qe te luftohet korrupsioni

Zeri i Amerikes Zoti President Ne fund te vitit eshte e zakonshme qe udheheqesit kryesore te shtetit te japin nje vleresim per vitin qe sapo kaloi. Viti 2010 ka qene nje vit shume intensiv per popullin shqiptar per diplomacine nderkombetare per vizat apo raportin e Bashkimit Evropian por edhe qytetaret kane patur shume vuajtje te natyres ekonomike. Janari filloi me nje permbytje ne dhjetor perseri kemi nje permbytje. Cilat ngjarje te tjera do te vleresoni ju ne kete hark kohor te ketij viti

Presidenti Topi Vertet kur ben bilancin ne fund te vitit institucionet dhe njeriu i thjeshte e ka ndoshta te veshtire te rreshtoje sipas rendesise cilat kane qene eventet me te rendesishme. Por do ta karakterizoja vitin 2010 si nje vit mjaft intensiv qofte per institucionet shqiptare qofte per shoqerine shqiptare. Dhe ne fund te vitit e ne prag te festave te Vitit te Ri besoj qe njeriu eshte i predispozuar qe te shkoje tek elementet me pozitive. Por me cilesine e Kryetarit te Shtetit padyshim nuk mund ti shmangem pyetjes suaj per te trajtuar edhe ato elemente te cilet e kane shoqeruar ne menyre shqetesuese shoqerine shqiptare. Pra do ta karakterizoja si nje vit pergjithesisht pozitiv per Shqiperine dhe besoj ngjarja me e shenuar eshte ajo qe ka te beje me jeten e cdo qytetari dhe padyshim eshte ngjarja qe lidhet me levizjen e lire te shqiptareve qe tashme eshte bere realitet. Une e kam thene dhe diku tjeter por besoj qe do te jete pjese e mesazhit te urimit per Vitin e Ri qe kjo ngjarje do te shenohet pa diskutim me germa te arta ne historine moderne te shtetit shqiptar. Patjeter edhe rruga qe kane ndjekur te gjitha institucionet persa i perket sfides me kryesore qe ka te beje me integrimin evropian ka qene nje nga drejtimet kryesore te politikave te shtetit shqiptar. Patjeter qe sfidat e perditshme jane ato qe kane te bejne me legjislacionin qe ka te beje kryesisht me Institucionin e Parlamentit por nuk mund te le jashte kesaj marredhenieje kushtetuese dhe Institucionin e Presidentit i cili i jep jete ne menyre definitive nje ligji nepermjet dekretit te tij por patjeter edhe mjaft ngjarje qe kane te bejne me jeten e perditshme te gjithesecilit qofte ky i angazhuar ne jeten e institucioneve qofte ne jeten private qofte ne jeten e biznesit ne investimet qe ai ndermerr gjate nje viti bashke me sukseset por ndoshta dhe me deshtimet.

Zeri i Amerikes Zoti President Krahas heqjes se vizave tremujore per shqiptaret pati edhe nje opinion te Komisionit Evropian qe e shtyu kandidimin e Shqiperise per anetaresim ne BE. Cila eshte pritshmeria per vitin 2011 ne kontekstin e zgjedhjeve vendore qe po afrohen por edhe rreth zhvillimeve ekonomike dhe standardeve te tjera qe ka kerkuar Evropa per Shqiperine

Presidenti Topi Ne te gjithe e kemi konsideruar vleresimin e Komisionit Evropian si nje vleresim objektiv realist cka do te thote qe jemi te gezuar per ate qe kemi arritur por natyrisht jemi shume te angazhuar per te realizuar ato qe duhet te arrijme qofte ne performancen institucionale qe ka te beje me institucionet e te gjithe shtetit shqiptar por edhe me rritjen e nivelit te demokracise. Dhe besoj eshte nje sfide e perditshme. shte nje sfide e perditshme por ne vazhdim sepse per demokracine luftojne ende edhe vende te cilat ne i kemi si pike referimi. Une mendoj qe viti 2010 sigurisht qe pati sikurse thashe pervec arritjeve edhe disa probleme. Keshtu qe 2011-ta duhet patjeter qe te na orientoje ne korrigjimin e disa momenteve te cilat nuk kane qene te kendshme per shqiptaret. Ne radhe te pare mendja te shkon menjehere tek dialogu politik qe edhe ne fund te ketij viti eshte i mbarsur me dyshime. Une uroj pa dashur ti paraprij atij momenti qe ka te beje me akordin midis partive politike ne Parlament por gjithmone me mesazhet qe gjithnje kam dhene qe komunikimi dialogu eshte jo vetem virtyt i njerezve te qyteteruar por eshte edhe nje element modern i nje klase politike moderne Dhe une besoj qe cdo tentative per te arritur dialogun eshte e mirepritur nga te gjithe shqiptaret. Dhe une uroj qe ky dialog te coje patjeter ne nje bashkepunim sepse vetem nepermjet bashkepunimit vijne zgjidhje te rendesishme nepermjet ndertimit te nje legjislacioni modern nepermjet miratimit te ligjeve qe jane te domosdoshme te dyja palet mazhorancen e opoziten per tu paraprire shume evenimenteve te tjera shume te rendesishme qe kane te bejne me integrimin evropian per Shqiperine dhe shqiptaret

Zeri i Amerikes Zoti President Dekreti juaj me daten e zgjedhjeve vendore ka dale shume heret brenda afatit ligjor. fare keni dashur ti tregoni politikes me ate dekretim brenda afateve ligjore nderkohe qe vete forcat politike po i shkelin te gjitha afatet ligjore per reformen zgjedhore KQZ-ne po e pengojne te pergatise zgjedhjet Si e parashikoni kete pranvere te vitit 2011 ku forcat kryesore te politikes e shohin kete gare si nje sfide politike dhe jo si nje gare per pushtetin vendor

Presidenti Topi Sigurisht te gjitha angazhimet qe kane te bejne me Institucionin e Presidentit ato qe jane te percaktuara si afate rigoroze qe kane te bejne edhe me momentin e dekretimit te zgjedhjeve te pushtetit vendor kane qene detyra paresore te detyrueshme per Presidentin. Asnjehere nuk e kam paragjykuar vendosjen e nje date te zgjedhjeve lidhur me situaten politike sepse klima politike pergjithesisht ne vitet e tranzicionit keshtu ka qene ne Shqiperi. Ka pasur gjithmone debate debate te ashpra dhe ju jeni vete deshmitare qe mjaft rishikime te ligjit elektoral kane ardhur gjithmone ne diten e fundit te seances se fundit parlamentare. Tani se fundmi kemi pasur nje moment qe elementet qe kane te bejne me ligjin elektoral jane diskutuar ne kohe. Uroj qe nese do te ndryshoje te ndryshoje ne kohe. Dhe une besoj qe klima politike qe u paraprin zgjedhjeve administrative vertet po merr nota te forta politike. shte e pashmangshme qe edhe zgjedhjet e pushtetit vendor te mos kene nota politike sepse diskutuam vizione politike per menaxhimin e pushtetit vendor per administrimin e nje pushteti qe eshte me afer qytetarit por edhe ne nje kohe kur sipas Kartes se Autonomise Lokale pushteti vendor duhet te marre me shume pergjegjesi mbi supe per ti sherbyer ne radhe te pare atij qe eshte elementi thelbesor i kesaj marredhenieje midis pushtetit qendror pushtetit vendor dhe qytetarit. Besoj qe pushteti vendor eshte me afer qytetarit.

Zeri i Amerikes Zoti President Me lejoni qe ta ritheksoj ne kete pike Sipas opozites duhet patjeter te hetohen zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ne rast se nuk ka hetim sipas tyre nuk do te kete nje reforme zgjedhore. Nese nuk ka reforme zgjedhore vihet ne pikepyetje pjesemarrja e tyre ne zgjedhjet vendore. Si do ta komentoni apo si mund te kete nje rrugedalje nga ky spiral nga ky rreth vicioz parakushtesh politike

Presidenti Topi Se pari keto jane ceshtje qe u takojne ekskluzivisht partive politike ndersa nuk deshiroj qe te vendos asnjehere ne dyshim zgjedhjet e pushtetit vendor. Ato duhet te zhvillohen ne kohe partite politike duhet te punojne ne kohe dhe besoj qe jane ne limitet e fundit kohore per te diskutuar per menyren se si do te shkohet ne keto zgjedhje me cfare ligji do te shkohet dhe per te krijuar klimen e nevojshme dhe infrastrukturen e nevojshme qe zgjedhjet e radhes ato te pushtetit vendor te 8 majit te vitit 2011 te zhvillohen ne kushte shume korrekte. Po te kalojme ne menyre te vazhdueshme me debate te zgjatura te cilat praktikisht te bejne qe te kaloje koha dhe ti te qendrosh ne vend atehere do te jemi nje dite shume afer zgjedhjeve te pushtetit vendor dhe per kete pastaj do te jene te papergatitur mjaftueshem qofte partite politike qofte dhe qytetaret. Keshtu qe thirrja ime si President eshte qe debatet politike kane vlere - e kam thene dhe vazhdoj ta them - por pas debateve politike duhet menjehere nje akord nje produkt ne menyre qe jo vetem politika por edhe institucionet e shtetit edhe ata qe jane te depolitizuar por edhe qytetari i thjeshte te jene te gatshem per tu motivuar per te shkuar ne zgjedhjet e pushtetit vendor qe tek e fundit nuk eshte pushtet thjesht i partive politike dhe i perfaqesuesve te tyre por eshte ne radhe te pare pushteti i qytetarit.

Zeri i Amerikes Zoti President Deshiroj te ndalemi ne nje pyetje per korrupsionin. Viti 2010 ka qene spektakolar ka qene shume i vecante ne politiken shqiptare pasi dy partite kryesore shkembyen nje fushate te jashtezakonshme akuzash duke denoncuar dokumente respektive per korrupsion respektiv politikanesh deputetesh apo ministrash dhe ish-ministrash respektive. Ju drejtoni Keshillin e Larte te Drejtesise. Si e perceptoni si President i Republikes dhe si Kryetar i KLD-se kete fushate te madhe nder-partiake nder-akuzash per korrupsion Ku po na con kjo rruge

Presidenti Topi Une kam mbajtur nje qendrim konkret ne funksion te kohes kur jane zhvilluar keto debate dhe kur keto debate kane pasur pikun e tyre. Dhe qendrimi im ka qene qe gjithcka e hedhur ne publik duhet patjeter te depozitohet ne institucionet e shtetit te se drejtes qe do te thote ne Prokurori. Dhe pastaj ky institucion do te kaloje nese do ta shohe te nevojshme do te kaloje ne gjykate nje ceshtje te caktuar ose jo. Por ne cdo rrethane klasa politike politikanet te cilet perfaqesojne partite kryesore ne Parlament duhet patjeter qe me kurajo te shpalosin qendrimet dhe faktet qe kane por duhet te jene shume te kujdesshem qe te mos jene abuziviste ne sensin qe duhet te hedhin ne publik pikerisht ate qe qendron. Dhe natyrisht etika e komunikimit eshte shume e rendesishme. Por mbi te gjitha vlen depozitimi i ketyre fakteve ne Prokurori. Une duke u nisur nga keto ngjarje kam bere thirrjen e radhes qe Prokuroria te jete ne kushte me komode do te thoja per te hetuar mbi politikanet. Duhet qe te gjithe politikanet te dorezojne imunitetin e tyre gje qe se kane bere. Ka pasur gjithmone deklarime deklarime por praktikisht asgje konkrete. Une edhe njehere shoh te arsyeshme qe ne nje vend te vogel sikurse eshte Shqiperia ku praktikisht te gjithe e njohim shume mire njeri-tjetrin duhet patjeter qe te jemi te hapur dhe me shume te jemi konkrete kur themi qe duhet te dorezojme imunitetin. Imuniteti i dorezuar nuk eshte lenie pa mburoje e nje institucioni apo politikani perkundrazi eshte vendosja ne nje pozicion te njejte me ate te qytetarit te thjeshte qe te ka dhene voten dhe per te bere te mundur qe institucionet sikurse eshte Prokuroria te hetoje ne menyre te qete pa qene nevoja pastaj per tu futur ne ate lojen e institucioneve nese duhet hequr imuniteti i nje zyrtari te caktuar ose jo. Pra gjerat ti bejme me te thjeshta ti bejme me praktike ti bejme me komode ne menyre qe gjerat te ecin ne nje terren me natyral.

Zeri i Amerikes Zoti President Ju lutem edhe nje pyetje te fundit ne lidhje me diplomacine. Ne vitin 2010 Shqiperia ndryshoi Ministrin e Jashtem megjithate politika e jashtme e Shqiperise vazhdon te jete konstante ne raport me Bashkimin Evropian me Shtetet e Bashkuara te Amerikes me NATON-n dhe me rajonin. Cila do te ishte ajo risi e diplomacise shqiptare per vitin 2011 Cili eshte komenti juaj pra per rrekjet diplomatike te Shqiperise ne rajon ne Ballkan ne Evrope dhe ne raport me institucionet euro-atlantike

Presidenti Topi Une deshiroj qe ta vecoj ne menyre shume pozitive rolin e diplomacise shqiptare e cila vertete ka punuar ne menyre konstante shume intensive pa u lodhur dhe ne linjen e diplomacise sigurisht qe jane sinkronizuar shume institucione por do te thoja qe rezultatet e kesaj diplomacie jane te dukshme dhe jo ajo qe thjesht na pelqen ne te themi por ajo qe ne marrim nga partneret tane me te rendesishem ku padyshim roli me i rendesishem eshte ai ne rajonin tone ku Shqiperia vazhdon te luaje me shume konstruktivitet rolin e saj moderator. shte rritur ndjeshem dialogu politik ne te gjitha vendet e rajonit. Viti 2011 do ta forcoje me shume rolin e Shqiperise dhe besoj qe do te kete kontakte politike diplomatike edhe me ato shtete me te cilat ne nuk kemi pasur marredhenie. Sepse ky eshte nje kendveshtrim ky eshte nje vizion jo vetem i yni por dhe i partnereve me te rendesishem nderkombetare qe kerkojne qe te gjitha vendet e rajonit ballkanik nepermjet komunikimit jo vetem te rrisin dialogun politik por te shtojne edhe bashkepunimin ekonomik midis tyre sepse te gjitha keto vende jane te projektuara per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Praktikisht kane vetem nje kend veshtrimi ceshtja eshte tek niveli i emancipimit te klasave politike. Une besoj qe klasa politike shqiptare ne nivelin diplomatik vertet eshte me e avancuar se sa ajo qe ka te beje me rritjen e bashkepunimit dhe vendosjes se bazave te komunikimit per te arritur ne zgjidhje te rendesishme dhe per brenda vendit. Natyrisht ne kemi pasur rezultate konkrete por ne diplomaci kemi qene shume te sinkronizuar. Kjo mesa duket ka te beje edhe me bashkepunimin dhe me te njejtat kende veshtrimi me ato te aleateve tane strategjike te cilet kane bere te mundur qe Shqiperia te jete me e dukshme dhe me e suksesshme ne diplomaci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›