Kosovë, Sejdiu dekoron kolonelin amerikan Dickinson
Kreu i shtetit kosovar tha në ceremoninë e dekorimit, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Kristopher Dell, se “Kolonel Lansing E. Dickinson ka dhënë kontribut të veçantë në procesin e përmbylljes së suksesshme të misionit të TMK-së, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
“Ai, me një përkushtim të madh profesional dhe njerëzor, punoi në ngritjen e të gjitha kapaciteteve të FSK-së sipas standardeve më të larta të NATO-s”, nënvizoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se puna e Lansing E. Dickinson mbetet një vlerë dhe frymëzim i fuqishëm profesional për Forcën e Sigurisë në Kosovë dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.