Malmstrom i pergjigjet presidentit Sarkozy

Komisionerja për çështjet e jashtme në BE, Cecilia Malmstrom, i është përgjigjur nga Brukseli kritikave të lëshuara nga presidenti francez, Nikolas sarkozy kundër traktatit të Schengen për qarkullimin e lirë të personave, duke e kujtuar se bëhet fjalë për dispozita që bëjnë pjesë në traktatet e BE. Malstrom ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se “ne nuk ndërhyjmë kurrë në fushatat elektorale të shteteve anëtare”. Komisioni Europian, ka shtuar komisionerja, ka miratuar më 4 shtatorin e kaluar një propozim për fuqizimin dhe funksionimin e Shengenit dhe besimin në sistem, duke respektuar të gjitha të drejtat e qarkullimit të personave. Sipas Malstrom, Shengen bën pjesë në traktatet e BE dhe nuk është e mundur që një vend të dalë nga kjo marrëveshje. Një ditë më parë presidenti francez Sarkozy gjatë fushatës elektorale ka kërkuar daljen e Francës nga marrëveshjet e Shengenit nëse Europa nuk do të jetë në gjendje të marrë nën kontroll menmaxhimine flukseve migratore. Marrëveshjet ka deklaruar Sarkozy nuk lënë hapësira për të përballuar gravitetin e situatës. “Duhen reformuar, duhet të mendojmë modifikimin e strukturave si ajo që kemi aplikuar për monedhën euro”, ka thënë presidenti francez, duke shtuar se “nuk mund ta lemë në dorën e teknokratëve dhe gjyqësorëve menaxhimin e emigrantëve”. Afirmime këto të Sarkozisë që ndjekin tendencën e ditëve të kaluara, me propozimin për përgjysmim të kuotave të emigrantëve të rregullt në bazë vjetore.
I gjendur në kulmin e garës presidenciale, presidenti, Nicolas Sarkozy, ka sfiduar europianët përmes proteksionizmit, duke bërë thirrje për mbrojtje të kufijve europianë nga emigrantët, dhe konkurrenca me çmime të ulëta e produkteve të huaja, një formë kjo për tu vetëshpallur si shpëtimtar i Europës nga kërcënimet e mësipërme dhe një tentativë për të përqendruar votat e konservatorëve.