E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venizelos jep dorëheqjen nga Ministria e Financave

Evangelos Venizelos ka dhënë dorëheqjen nga Ministria e Financave  të hënën, pasi u zgjodh kreu i partisë socialiste, PASOK dhe do të përgatisë këtë forcë politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zgjedhjet e reja pritet të mbahen në muajin prill. Dorëheqja e Venizelos u bë gjatë një takimi të kabinetit, ndërsa marrëveshjet për paketën e dytë të huas morën aprovimin zyrtar në nivel komisioni në Parlament. Ligjvënësit do të votojnë për paketën, e cila pritet të aprovohet gjatë javës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›