Kosovë-Serbi, mundësi për progres
Analistët përshëndesin marrëveshjen e arritur nga Prishtina dhe Beogradi mbi menaxhimin e veriut të Kosovës, një marrëveshje që do t’i lejojë të dyja vendet të ndjekin rrugën e BE-së, megjithëse disa përkrahës të rrugës së ashpër shprehin rezerva.
“Për rajonin ajo dërgon një mesazh se, nëse marrëveshja është e mundshme edhe për çështjen ndoshta më të debatueshme, atëherë duhet të jetë e mundur për gjithçka tjetër. Gjithashtu, kjo i jep fund mosmarrëveshjes së vetme të hapur territoriale në rajon”, tha për ”SETimes” Florian Bieber, profesor i Studimeve për Evropën Juglindore në Universitetin e Grazit.
Valon Murteza, një profesor i negociatave dhe diplomacisë në “Monarch Business School”, tha për “SETimes” se marrëveshja krijon një kusht paraprak për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Për Kosovën është e rëndësishme që teksti i marrëveshjes përmend hapjen e rrugës së anëtarësimit në OKB. Ç’është e rëndësishme tani, është vënia e saj në zbatim”, - tha Murtezaj.
“Në këtë kontekst, është e rëndësishme sërish prania e BE-së dhe SHBA-së, që do të ndihmojë që palët të qëndrojnë (besnike) ndaj marrëveshjes...”, - shtoi Murtezaj.
Marrëveshja me 15 pika, që u nënshkrua të premten nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, lejon një shoqatë të katër komuniteteve me shumicë serbe që do të administrojë politikën publike. Policia e Kosovës do të ketë juridiksion në rajon, por komunitetet serbe mund të zgjedhin komandantin e policisë dhe etnia e forcës policore do të jetë sipas asaj të rajonit.
Marrëveshja nuk i kërkon Serbisë të njohë Kosovën, por specifikon se asnjë palë nuk do të bllokojë tjetrën nga anëtarësimi në BE.
Të dyja vendet e miratuan marrëveshjen me votë parlamentare të hënën, megjithëse votimi u vonua një ditë në Prishtinë, kur anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të dielën refuzuan të marrin pjesë, duke e quajtur marrëveshjen “Boshnjakizimi i Kosovës”.
“Kushtet ligjore dhe politike (për Serbinë) janë njohja e Kosovës. Kushtet morale janë të kërkojnë falje dhe të kthejnë trupat e personave të humbur, t’i japin fund diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të paguajnë dëmet dhe të kthejnë kursimet bankare”, - tha Albin Kurti, drejtuesi i Vetëvendosjes, gjatë fjalës së tij në parlament.
Në Serbi, anëtarë të Lëvizjes Dveri dhe Partisë Demokratike Serbe mblodhën rreth 200 mbështetës për të protestuar në rrugët e Beogradit të dielën.
Sllobodan Samarxhiç, një zyrtar i Partisë Demokratike Serbe tha se protestat ishin vetëm fillimi. “Grupi planifikon të dalë në rrugë çdo ditë”, - u shpreh ai.
“Kosova i është shitur Thaçit… për disa të dhëna të papërfillshme dhe për puthjen e Kethrin Eshton”, - tha Borisllav Preleviç, një zyrtar nga Partia e Unitetit Serb, në një fjalim në takim.
Por zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij ishte në gjendje të mbante kërkesat e tij përmes dokumentit.
“Ndihem krenar që arritëm një marrëveshje duke filluar nga fillimi dhe askush nuk mund të thotë që është katastrofike. As edhe një nen i vetëm i marrëveshjes nuk nënkupton njohjen e Kosovës”, - tha Vuçiç pas një takimi në Bruksel.
Ai tha se qeveria dhe parlamenti do të mbajnë seanca të hënën dhe gjithashtu edhe më pas atë javë për të zhvilluar bisedime me serbët në Kosovë.
“Arritja e marrëveshjes është suksesi i parë i Shërbimit për Veprim të Jashtëm Evropian të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, - tha Bieber.
“Tani, BE-ja duhet t’i qëndrojë besnike anës së saj të marrëveshjes dhe të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë dhe gjithashtu të vendosë edhe Kosovën në rrugën drejt BE-së”, - tha Bieber.
Bieber tha se serbët e Kosovës në veri e kundërshtojnë marrëveshjen, sepse ajo i jep fund statukuosë që e bënte veriun si pjesë ‘de facto’ të Serbisë, por pa kontroll të plotë të shtetit.
“Nuk ka asnjë marrëveshje që do të kishte kënaqur elitën dominuese politike në veri. Kryesore do të jetë të ndërtohet konfidenca mes qytetarëve të zakonshëm dhe t’i jepet përgjigje frikës që kanë shumë, për faktin se veriu do të jetë i lidhur më ngushtë me Prishtinën”, - tha Bieber.
Mehmet Kajtazi, një mësues nga Prishtina, tha për ”SETimes” se e mbështeste marrëveshjen.
“Besoj se kryeministri ynë bëri atë që duhej, interesat tona u mbrojtën, ne do të kemi sovranitetin në veri pas disa vitesh, prandaj nuk i kuptoj kundërshtimet e kësaj”, - tha Kajtazi.
Edhe qeveritë në rajon e mirëpritën marrëveshjen.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopoulos tha se kjo hap shanse e mundësi të reja, duke shtruar rrugën për një të ardhme të përbashkët evropiane.
“Ky zhvillim, pas bisedimeve të gjata e të vështira, riafirmon vullnetin dhe vendosmërinë politike të të dyja palëve për të zgjidhur çështjet kryesore të lëna pezull në dobi të popujve të tyre, të cilët tani mund të shohin përpara drejt anëtarësimit në familjen tonë të madhe evropiane me optimizëm të madh”, - tha Avramopoulos.