E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Stavridisviziton nesër trupat e KFOR

PRISHTINE- Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropën, (SACEUR), Admirali James G. Stavridis, nesër do të vizitojë KFOR-in.

Admirali Stavridis do të informohet mbi situatën aktuale nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral lejtnant Markus Bentler, njoftoi sot për mediat zyra e shtypit e KFOR-it.

Shtabi Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SHAPE) afër Mons (Belgjikë) është Shtab i Operacioneve të Komandës Aleate (ACO), një prej dy komandave strategjike ushtarake të NATO-s.
ACO që udhëhiqet nga Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR), është përgjegjës për të gjitha operacionet e Aleancës, duke u nisur nga ngushtica e Gjibraltarit deri në Afganistan.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›