E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ekonomia nëkrizë, Qeveria tëbëjë transparencë

TIRANE- Partia Socialiste akuzon për mungesë transparence të qeverisë Berisha dhe ministrit të tij të Financave me shifrat e ekonomisë. Në një prononcim për median nga selia rozë deputeti socialist Ervin Koci deklaroi se qeveria po flet për suksese ekonomike duke manipuluar shifrat reale.
“Nëse qeveria ka sot të dhëna të besueshme mbi atë që ajo quan “mrekulli ekonomike”, por që për të gjithë shqiptarët përkthehet në krizë, atëherë ti publikojë ato dhe tu japë mundësinë ekspertëve të gjykojnë mbi gjendjen aktuale te ekonomisë.”

Sipas PS kriza ekonomike i ka rrenjët në politikat e papërgjegjshme që ndjek qeveria e kyeministrit Berisha e cila “bazohet ne nje model korrupsioni”

Deputeti Koci thotë se nëse ekonomia do të lulëzonte ashtu sic pretendon qeveria atëherë nuk do të ishte e nevojshme marrja e huasë së brendshme, duke thithur kështu fondet për të mbuluar gropën e babëzisë së pushtetit dhe dëmtuar biznesin e vogël.

Në një tjetër deklaratë për shtyp PS reagoi dhe për vendimin e qeverisë për rritjen e fundit të pensioneve në fshat dhe qytet. Deputeti Ervin Bushati nënvizoi se kjo rritje është më e ulëta në 10 vitet e fundit. Sipas Bushatit rritja e pensionit është e papërfillshme dhe tallje për qytetarët.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›