E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI apel PS: Tryezëbashkëpunimi përreformën zgjedhore

TIRANE- LSI fton partitë politike dhe në veçanti Partinë Socialiste për tu ulur në tryezën e bashkëpunimit, për të filluar sa më parë punën për Reformën Zgjedhore. LSI thotë se reforma zgjedhore është dhe kërkesa e ndërkombëtarëve prandaj i bën thirrje PS-së t'i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese.

“Opozita duhet të tregohet e përgjegjshme për rolin që duhet të luajë”- nënvizoi sot sekretari i LSI-së për marrëdhëniet me publikun Ardit Cela.

LSI fton PS të jetë pjesë e kontributit dhe investimit pozitiv, pasi bojkoti dhe qëndrimet e pakuptimta dëmtojnë interesat e vendit.

Në një prononcim të pak ditëve më parë kryetari i LSI-së ftoi Ramën të bashkëpunojë për reformën zgjedhore si e vetmja mënyrë për të garantuar transparencën e zgjedhjeve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›