Kosove Te premten fillojne ndryshimet kushtetuese dhe reformat zgjedhore

Te premten Kosova fillon reformen e sistemit zgjedhor dhe ndryshimet e kushtetutes se saj. Parlamenti duhet te vendose per formimin e komisioneve te perkohshme te cilat do te merren me zbatimin e marreveshjes se arritur ndermjet udheheqesve te Partise Demokratike Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe Aleances Kosova e Re per keto reforma marreveshje kjo e cila mundesoi zhbllokimin e ngercit politike ne fillim te ketij muaji dhe zgjedhjen e presidentes se vendit me 7 prill.
Po ate dite parlamenti e miratoi ate marreveshje ne forme te rezolutes.
Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi tha se kjo ceshtje do te jete pike e pare e punes ne seancen e se premtes. Ndryshimet kushtetuese pritet te perfshijne pjesen qe ka te beje me zgjedhjen e presidentit te Kosoves qe ne te ardhmen duhet te zgjidhet me vota te drejtperdrejta per te shmangur problemet e deritashme.
Qe nga shatori i vitit te kaluar dy presidente jane nderruar per shkak te renies ndesh me Kushtetuten. Kryetari i Parlamentit tha sot se ndryshimet jane vetem plotesim i Kushtetutes aktuale.
Une mendoj qe tendencat per te amandamentuar kushtetuten nuk e demtojne dhe as nuk e zhvleresojne Kushtetuten e Republikes se Kosoves por megjithate e plotesojne dhe i konkretizojne ceshtjet qe jane te nevojshme te ndryshohen. Nuk e demton kushtetuten amandamentimi i saj perkundrazi e shtojne modernizimin e saj tha zoti Krasniqi.
Nismen per pershpejtimin e formimit te komisioneve e ka marre shefi i Grupit Parlamentar te Lidhjes Demokratike te Kosoves Ismet Beqiri sipas te cilit te dyja komisionet do te kene nga nente anetare ne te cilet Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosoves do te kene nga dy perfaqesues ndersa partite tjera nga nje.
Sipas marreveshjes komisionin per ndryshime kushtetuese e drejton pushteti ndersa ate per reformen zgjedhore opozita.
Arsyeja pse kemi qene te angazhuar qe kjo te ndodh eshte qe te mos humbet kohe sepse askujt nuk i konvenon qe te humbet kohe ne formimin e ketyre komisioneve dhe fillimit te punes se madhe qe na pret edhe si deputet por edhe si shoqeri dhe te gjithe ata qe do te jene te integruar ne kete proces te ndryshimeve qe priten te mos hupet kohe dhe sigurisht do ti konvenonte vetem atyre te cilet nuk do te deshironin te kete ndryshime ne kuptimin pozitiv dhe ndryshimi qe do te eliminonin ato te meta qe kane qene vecmas ne ligjin zgjedhor dhe menyren e zgjedhjes se presidentit tha zoti Beqiri.
Ndryshimet kushtetuese dhe reformat ne sistemin zgjedhor jane mbeshtetur edhe nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ndersa Levizja Vetevendosje ka kerkuar qe ndryshimet kushtetuese te jene me te thella dhe ne radhe te pare te menjanojne pjesen qe i ndalon Kosoves bashkimin me Shqiperine.
Marreveshja e cila qe arritur me ndermjetesimin e ambasadorit amerikan Kristopher Dell parasheh qe zgjedhjet presidenciale te mbahen pas me se nje viti ndersa ato parlamentare pas me se dy vjet e gjysme.