Berisha: Shmangni incidentet me flamuj fushata europiane
CËRRIK- Kryeministri Berisha i ndodhur në qytetin e Cërrikut për fushatë, i ka bërë thirrje simpatizantëve të partive politike të shmangin incidentet gjatë saj, pasi sic tha ai flamujt e partive janë flamujt e pluralizmit. Berisha i bëri thirrje edhe liderëve politikë të lënë mënjanë gjuhën e kazanit, sic u shpreh ai duke i lënë rrugën fushatës më europiane që Shqipëria ka bërë ndonjëherë.
“Të shmanget cdo lloj dhune e incidente, flamujt e partive janë flamujt e pluralizmit shqiptar, ne e duam pluralizmin është lokomotiva e demokracisë. Drejtuesit politikë të heqin dorë nga fjalët e kazanit, nuk pajtohen me vlerat dhe moralin e qytetarit, të shmangin nxitjet që kjo fushatë të jetë fushata më europiane që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë”,- tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij ai sulmoi edhe kryeopozitarin Edi Rama, duke e quajtur sloganin e tij një alternativë pa kthim, në të cilin do takojë Ramizin e Enverin, ndërsa tha se qytetarët nuk mund të pranojnë të shkuarën për të ardhme. “Alternativa e rrugës së vetme është e shkuar, alternatvë e një rrugë pa kthim, t’ja lëmë Edi Ramës këtë rrugë, se duke ecur do gjejë Ramizin e pak më tutje Enverin, ne jemi të betuar të mos pranojmë kurrë të shkuarën për të ardhmen tonë”,- u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha i bëri deklaratat nga qyteti i Cërrikut ku prezantoi edhe kandidatin e Aleancës për Qytetarin për këtë Bashki Servet Duzha, nga ku premtoi shndërrimin e këtij qyteti të vogël në një qytet modern e të zhvilluar, ku do të investohet 6 herë më shumë se në 4 vitet e shkuara. “Në 4 vite, do të shndërrojmë Cërrikun në një qytet modern të zhvilluar, në një qendër të rëndësishme të zhvillimit në këtë rajon. Do ndërtojmë dhe rindërtojmë infrastrukturën me moderne,ne rrugë, kanalizime, ujësjellësa, fushë sporti e pallat kulture, qendër shëndetësore e gjithcka meritoni”.
Duke e quajtur kandidatin e prezantuar si qytetarin e parë të Cërrikut dhe qeveritarin e parë të tij, Berisha tha se ai do jetë në gjendje të bëjë transparente të gjitha taksat, vendimet e lejet e ndërtimit që jep. “Është qeveritari juaj i parë, qytetari juaj i parë që qeveria do ta ndihmojë të bëjë transparencë absolute në cdo qindarkë të taksave tuaja, në cdo veprim që do marrë, në cdo leje ndërtimi që do të japë”, -tha Berisha.
(m.a/BalkanWeb)