Basha: Transporti urban, me një biletë lëviz në cdo linjë
TIRANË- Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka udhëtuar përgjatë paradites me linjën Kombinat-Kinostudio, ku ka shprehur edhe shqetësimin në lidhje me transportin publik në kryeqytet.
Ndërsa ka paraqitur platformën e tij për tramvajin, Basha ka premtuar se edhe në skajet më të largëta të Tiranës, do të ketë shërbim transporti deri në orët e vona të natës, kurse qytetarët sipas tij do të lëvizin me një biletë gjatë ditës në të gjitha linjat.
“Unë ju them sot se jam i vendosur që në krye të Bashkisë, Unazën e Madhe të Tiranës të filloj ta ndërtoj një orë e më parë dhe jam I vendosur të mos lë ndërhyrjen e politikës të bllokojë më procesin e ndërtimit të Unazës së Madhe. Do nisim urgjentisht investimet për të ndërtuar nënkalimet qëdo të lidhin këto dy pjesë të rrugës. Sistemi i transportit do të thjeshtëzohet në mënyrë që qytetari me biletën e prerë brenda një ore, dy apo tre sipas tarikëfës të ketë mundësi të qarkullojë në të gjithë qytetin me një biletë
Për taksistët Basha premtoi heqjen e taksës së gjelbërimit dhe përgjysmim të taksës së pastrimit, por edhe shtim të vendparkimeve.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha: Transporti urban, me një biletë lëviz në cdo linjë