E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ekstradohet nga Italia, vrau në një person në 1994

TIRANË- Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka ekstraduar sot pasdite nga Italia një person të shpallur në këkim ndërkombëtar. Ndërkohë që bëhet me dije se personi i kërkuar është shtetasi Florin Gjoni, 40- vjec.

Gjoni mësohet se ishte shpallur në kërkim pasi vitin 2004 Gjykata e Rrethit Tiranë e kishte dënuar me 22 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” të kryer në bashkëpunim. 40-vjecari akuzohet se në vitin 1994, ka vrarë në bashkëpunim me Lulash Gjoni, shtetasin Kujtim Gjoni.

Ekstradimi i personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar u bë i mundur në bashkëpunim me Iterpol-Romën.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›