Kavajë,incident për posterat elektoral goditet simpatizanti i PS
KAVAJË- Një tjetër incident elektoral midis simpatizantëve të PS dhe PD është shënuar mesditen e sotme në qytetin e Kavajës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një mbështetës i Partisë Socialiste është goditur nga militantë të Partisë Demokratike.
Simpatizanti i PS, Naim Haxhiu ka qënë duke ngjitur postera electoral të Aleancës për të Ardhmen pranë shtëpisë së tij , teksa është goditur papritur me grushta dhe më pas me shkelma nga një grup personash të cilët janë larguar me shpejtësi. Ky mësohet të jetë shkaku i konfliktit, i cili ka denigruar në dhunë fizike ndaj mbështetësit të forcës së majtë politike.
Ndërkohë qëi menjëhershëm ka qënë reagimi nga ana e deputetit të PS për Kavajën, Dashamir Peza i cili ka thënë se këto sulme nuk kanë lidhje me demokracinë. Ndërsa ka shtuar se në qytetin e tij është shkelur ligji për vendosjen e posterave pasi kryebashkiaku nuk ka lejuar vendosjen e drejtë të tyre për të gjitha partitë.
“Këto zgjedhje s’kanë lidhje me demokracinë dhe këto sulme dhe akte barbare s’na trembin. Ndërkohë që në Kavajë po shkelet ligji për publikimin e posterave pasi kryebashkiaku nuk lejon vendosjen e barabartë të tyre”- theksoi Peza.
Për incidentit ka folur dhe protagonisti kryesor i konliktit, simpatizanti i dhunar i PS Naim Haxhiu i cili tha se është goditur në mënyrë barbare nga persona që nuk mundi ti identifikonte dot, por që kishin thënë se ishin simpatizantë demokrat, si dhe ka akuzuar drejtpërdretë kryetarin e bashkisë së Kavajës, i cili I bën presion mbështetësve socialist
“U godita në mënyrë barbare. Këto janë akte terrorizmi dhe kjo është një formë presioni nga kreu aktual i bashkisë I cili I bën presion qytetareve që të mos mbështesin PS”,- ka nënvizuar simpatizanti socialist I dhunua.
Ky është incidenti i katërt i ndodhur në prag të zgjedhjeve elektorale të 8 majit. Incidente të rënda u shënuan javën e kaluar në Pogradec, ndërsa dje incidenti i rëndë ndodhi në banesën e kandidatit të PS-së për njësinë 7 në Tiranë.
(e.m/BalkanWeb)