100 gramë tritol në pragun e shtëpisë kandidatit të PS-së
19/04/2011 Dy orë pas mesnatës tronditet pallati. Kandidati Koka: Ngjarja ka sfond politik
TIRANË- Të paktën 100 gramë tritol iu vendos tek dera e shtëpisë kandidatit të PS-së për njësinë nr 7, Erion Koka, por për fat të mirë nuk pati të lënduar, përveç dëmeve materiale. Edhe pse fillimisht u shoqëruan disa persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen, shpërthimi mbetet pa autor. Zyrtarisht policia e Tiranës njofton se gjatë orëve të vona, rreth orës 01.50’, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, në banesën e shtetasit Erion Nexhip Koka, 32 vjeç, është vendosur një sasi lënde shpërthyese. Menjëherë, në vendngjarje shkuan shërbimet policore, shërbimet e komisariatit të policisë nr.2 Tiranë, Ekspert Anti-Eksploziv, Ekspert Xhenier, Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda, të cilët morën të gjitha masat duke koordinuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë me synim zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje. Në sajë të masave të marra u realizuan kontrolle të imtësishme përreth zonës dhe ambienteve të brendshme të banesës, nga ku u konkludua se, lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e derës së apartamentit, dhe si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Tiranës, nga specialistët e Sektorit kundër Krimeve ndaj Personit, po punojnë intesivisht në drejtim të identifikimit të personave të vendosjes së sasisë së lëndës plasëse, dhe kapjen e arrestimin e tyre.
Koka: Ka sfond politik
Për mediat Erion Koka ka deklaruar se “Rreth orës 02 pa 20 ndodhi shpërthimi. U ngritëm të tmerruar, pasi sapo kishim rënë në gjumë. Kur u ngritëm nuk shikonim gjë tjetër veçse tym blozë, një situatë kaosi. As nuk po merrnim vesh se çfarë kishte ndodhur: Dolëm në korridor, i cili ishte mbushur me tym të zi e blozë. Pamë që dera ishte shpërthyer, përsëri nuk po e merrnim dot vesh se çfarë kishte ndodhur. Pas disa minutash arritëm të kuptonim se kishte ndodhur një shpërthim. “Gati 1 metër larg nga dera fle djali im i vogël, por shyqyr zotit nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi. Edhe tani nuk kam asnjë lloj dyshimi sepse praktikisht nuk kam pasur dhe nuk kam ndonjë lloj konflikti. Unë nuk jam njeri që gjeneroj konfliktet. Jam shumë i habitur, dhe akoma nuk po gjej dot shkaqet e mundshme. E vetmja gjë që më shkon në mendje është arsye politike, kandidimi im. Deri ditën që unë nuk isha kandidat nuk kam pasur kurrë asnjë lloj problemi, as në lagje, as në punë dhe asnjë lloj profili të jetës sime. E vetmja pistë, mundësi për të cilën unë mund të kem një problem të tillë”.