E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Thaci falenderon OSBE-në

PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi ka falenderuar OSBE-në për punën e saj në Kosovë dhe ka shprehur gadishmërinë e qeverisë për bashkëpunim të mëtejshëm me këtë mision, në fusha të ndryshme.Në një takim në Prishtinë, me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Marc-Perrin de Brichambaut, kryeministri Thaçi ka folur edhe për punën e qeverisë së Republikës së Kosovës, në veçanti të Zyrës së Komuniteteve, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në funksion të integrimit të të gjitha komuniteteve në institucionet dhe në shoqërinë kosovare. Në takim është diskutuar edhe lidhur me arsimin dhe pakicat. Në këtë drejtim, kryeministri Thaçi ka premtuar angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë.Pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në zgjedhjet e fundit, kryeministri e ka cilësuar mesazh shumë pozitiv për ndërtimin e shtetit demokratik, me institucione stabile dhe gjithëpërfshirëse.(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›