E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, festohet për heqjen e vizave

SHKUP- Në Shkup sonte është organizuar një festë madhështore në pritje të orëve të fundit heqjes së vizave nga Bashkimi Evropian, në mesnatë kjo rrugë do të hapet më në fund.Hapësira evropiane e shengenit me 500 milionë banorë dhe territor prej 4,3 milionë kilometra katëror prej mesnatë u bë e afrueshme për udhëtim për qytetarët e Maqedonisë pa viza. Me vendimin që e miratoi Këshilli i ministrave të punëve të jashtme dhe të drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së në fund të nëntorit, qytetarët e Maqedonisë lirohen nga nxjerrja e vizave për qëndrim në afat të shkurtër prej 90 ditësh në afat prej gjashtë muajsh, gjegjësisht deri 180 ditë në afat prej një viti. Pa viza do të mund të udhëtojnë vetëm personat që posedojnë pasaportë biometrike. Për qytetarët me pasaporta të vjetra do të vazhdojnë kushtet për lehtësimin e regjimit të vizave gjegjësisht do të duhet të nxjerrin vizë shengen. Liberalizimi i vizave banorëve të Maqedonisë do t'u mundësojë udhëtim në 25 vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, dhe tre vendeve tjera evropiane, Norvegjisë, Zvicrës dhe Islandës. Qeveria e Maqedonisë është organizatore e koncertit të sontëm “Dita e Bardhë-Maqedonia pa viza” në Shkup, që do të zgjas deri në orët e mëngjesit, ndërsa si protagonistë kryesor është këngëtari serb Zdravko çoliç dhe estrada e muzikës maqedonase, ndërsa për shqiptarët ështtë ftuar vetëm këngëtari Adrian Gaxha. Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!”, Shoqata e Artistëve Shqiptar , Shoqata e Historianëve Shqiptar, Shoqata e Arsimtarëve Shqiptar, Shoqata e Piktorëve Shqiptar dhe të tjera protestuan sot për injorimin dhe mosftesën e artistëve shqiptarë me rastin e festës për liberalizimin e vizave. Reagimi është lexuar nga këngëtarët Agim Poshka dhe Shpat Kasapi.(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›